Shorteu i hedhur mesditën e së mërkurës përcaktoi Shqipërinë si pjesë e Grupit 1, në Divizionin C. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është me 3 skuadra.
Shqipëria rigjen në short sërish Izraelin, me të cilët u përballëm në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Ndërkohë ekipi tjetër kundërshtar është Skocia, me të cilën nuk jemi ndeshur më parë.
Kosova do të jetë pjesë e Grupit 3 bashkë me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbaxhanin.
Ndërkohë që fqinjët tanë, Maqedonia do të jenë pjesë e Grupit 4 me Armeninë, Lihteshtenjin dhe Gjilbraltarin.