Policia e Vlorës ka kapur gjatë natës një gomone me rreth 1.6 ton kanabis sativa. Gomonia raportohet se është kapur në det, afër brigjeve të Vlorës. Policia kufitare po vazhdon operacionin për kapjen e trafikantëve, të cilët arritën të largohen nga gomonia me drogë.
Njoftimi i policisë mbrëmjen e djeshme
D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.
Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.
Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.