Sipas drejtuesit të studimit, mjekut Kang Lee të gënjyerit diçka tepër normale dhe bën pjesë në proçesin e rritjes. Ai thekson se të thuash një gënjeshtër dhe më pas të dish “ta mbash” kërkon një sforcim tepër të madh intelektiv.
Nëse një fëmijë kryesisht nën 5 vjeç arrin të gënjejë tregon se ka arritur të fitojë aftësi shumë të mira njohëse dhe sociale, dhe në veçanti ka fituar aftësi shumë të mira vetëkontrolli. E dini se çfarë do të thotë kjo sipas ekspertëve të studimit? Se gënjeshtrat janë sinjali i parë që tregon se rritja dhe zhvillimi i fëmijës janë duke ecur në rrugën e duhur.
Megjithatë ju nuk duhet të mendoni se kur të rritet fëmija juaj do të jetë një gënjeshtar. Ky është një realitet në rritjen e fëmijës që duhet të pranohet pa u alarmuar shumë.