Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e ADN zbulon të vertetën e krimit në Shkodër/ Punëtori i mobilerisë mbyti Suelën, vrasja u porosit nga i shoqi

2018/01/22 at 4:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza e ADN zbulon të vertetën e krimit në Shkodër/ Punëtori i mobilerisë mbyti Suelën, vrasja u porosit nga i shoqi

Afro dy vite pas vrasjes së Suela Sulës në Shkodër, është zbardhur gjithë ngjarja. Sadedin Sulaj është akuzuar dhe mbahet në burg për vrasjen edhe pse e ka mohuar në vazhdimësi autorësinë e krimit. Një analizë ADN-je ka zbuluar te verteten. “Suela Sulaj është mbytur me duar në fyt, në tualetin e moblerisë nga një punëtor i mobilerisë në pronësi të shoqit”. Ekzekutori është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadedini kishte raporte të ngushta. Ai është vënë sot në pranga nga Policia e Shkodër dy vite pas krimit.


Në dosjen e prokurorisë shkruhet: Më 18 prill 2016, rreth orës 12.30, në fshatin Melgushë, Njësia Administrative Bushat, Shkodër, në mjediset e brendshme të mobilerisë “Europa”, pikërisht në banjë, u gjend e vdekur bashkëpronarja zj.Suela Sula. Viktima ishte shoqëruar në mëngjes në vendin e punës nga bashkëshorti i saj, i pandehuri Sadetin Sula, i cili më pas provohet se u kthye në qytetin e Shkodrës.
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor Nr.187, i kryer në orën 16.00 të datës 18.4.2016, mbi ekzaminimin e kufomës së viktimës Suela Sula, rezultoi se në trupin ne saj u konstatatuan dëmtime që shkaktohen nga shtrëngimi i qafës me duar.

Ekspertët mjekoligjorë konkluduan se vdekja e shtetases Suela Sula u shkaktua nga asfiksia mekanike nga shtrëngimi i qafës me duar dhe mjete të tjera. Krimi është kryer në harkun kohor 08.10-10.00 të datës 18.4.2016.

Një vit më pas më 7 prill 2017, i pandehuri Sadetin Sula u akuzua për kryerjen e krimit të vrasjes me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare, për motive xhelozie, në dëm të bashkëshortes së tij viktimës Suela Sula, parashikuar nga neni 79/c i KP.

Më 12.5.2017 çështja në ngarkim tëtij u dërgua në gjyq dhe ndodhet në fazën e shqyrtimit gjyqësor të saj.

Telefonatat

Nga këqyrja e telefonit të viktimës u përftuan disa regjistrime audio, ku Sadetini bashkëbisedonte edhe me një person të quajtur Fatjon Karmeshtna, me të cilin rezulton se kishte një raport të ngushtë dhe bisedojnë për raportet e të pandehurit me bashkëshorten dhe dyshimet e tij rreth saj. Hetimet u kryen nga Henrik Ligori, prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë

Gjatë hetimeve paraprake prokuroria kishte marrë në pyetje Fatjonin por ai kishte dhënë deklarime të rreme.
Prokuroria dyshonte se ishte ai ekzekutori material i krimit dhe e mori në pyetje.

Atëherë për të provuar faktin u kryen hetime më të thelluara në rrugë operative. Në kërkesën e urdhrit të ndalimit të prokurorit Ligori thuhet: “Me anën e një shisheje uji që e përdori i dyshuari, me urdhër të prokurorit, u tentua të merrej material biologjik për të ndërtuar profilin gjenetik të AND-së së këtij shtetasi dhe për të kryer në vijim krahasimet e nevojshme.”

Ekpertimi biologjik i ADN-së u krye më 8 janar 2018.

Kjo profil gjenetik u krahasua profilin gjenetik të mbetjeve biologjike të marra nga thonjtë e dorës së djathtë të viktimës Suela Sula dhe ekspertët vërejtën përputhje të plotë.

Më 19 janar 2018 ekspertët arritën në konkludimin se: “Profili gjenetik i përftuar nga materiali human në grykën e shishes e cila është përdorur nga shtetasi Fatjon Karmeshtna, ekzaminuar me aktin Nr.141, datë 08.01.2018, është plotësisht i përfshirë në profilin miks të përftuar nga thonjtë e dorës së djathtë të kufomës së shtetases Suela Sula, ekzaminuar me aktin Nr.4619 datë 24.5.2016.”

“Ky konkluzion provon se viktima është përpjekur t’i rezistojë tentativës së të dyshuarit Fatjon Karmeshtna për ta mbytur dhe gjatë kontaktit fizik materiali biologjik i këtij të fundit ka mbetur i fiksuar në thonjtë e dorës së djathtë të viktimës”

“Në këto rrethana, ka të dhëna të mjaftueshme se ekzekutori material i krimit të vrasjes me mbytje të viktimës Suela Sula është i dyshuari Fatjon Karmeshtna. ”

Me bindjen se Fatjoni “kreu krimin në bashkëpunim dhe me porosi të të pandehurit Sadetin Fadil Sula” prokuroria kërkoi arrestimin e tij.

Fatjon Karmeshta u arrestua sot ndërsa procedimi penal ndaj tij nisi më 17 janar 2018.

Etiketa: shkoderSuela SulaVrasja


Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Para
Profil/ Pas 20 vitesh shkëputje i rikthehet gazetarisë? Ja kush është Ben Blushi

Profil/ Pas 20 vitesh shkëputje i rikthehet gazetarisë? Ja kush është Ben Blushi

Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe

Dy gjëra që femrat i duan në shtrat por kanë turp t’i pranojnë

Video/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të Ariela Murataj, ja si u përlesh me Aldisonin para se ta vriste

Video/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të Ariela Murataj, ja si u përlesh me Aldisonin para se ta vriste
















TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com