Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Pas 20 vitesh shkëputje i rikthehet gazetarisë? Ja kush është Ben Blushi

2018/01/22 at 4:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Pas 20 vitesh shkëputje i rikthehet gazetarisë? Ja kush është Ben Blushi

Prej më shumë se dy ditësh në media po qarkullon lajmi se Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel edhe pse nuk dihet saktësisht nëse ka një marrëveshje zyrtare nga të dyja palët. Lajmi padyshim që ishte i papritur, duke pasur parasysh faktin që Blushi është shkëputur nga bota e medias prej gati 20 vitesh. Ky rikthim i Blushit në pasionin e tij të vjetër, nga aty ku ai hodhi themelet e suksesit të tij, ishte një lajm nga ata që të surprizojnë. Duke qenë se që prej vitit 1998 Blushi ka qenë një prej emrave më të lakuar të politikës, shumë mund ta kenë harruar periudhën e tij në botën e gazetarisë.


Ben Blushi ishte një prej studentëve të dhjetorit të vitit 1990, ku së bashku me shumë emra të tjerë të njohur në botën politike dhe atë të medias, hodhën themelet e para të pluralizmit në vend.

Blushi e nisi rrugëtimin e tij në media, gjatë kohës që ishte student në degën e “Gjuhë – Letërsisë” në fakultetin Filologjik të Tiranës, ku nisi të shkruante vullnetarisht për median e parë të pavarur në vend “Rilindja Demokratike”. Më pas ai do e vazhdonte karrierën e tij mediatike si kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë”, post të cilin e mbajti deri në mars të vitit 1997. Në karrierën e tij mediatike Blushi ka punuar pwr radion “Deutsche Welle “ dhe “Indipendent”.

Një tjetër pasion i Blushit ishte edhe ai i të shkruarit libra, ku shumë prej krijimeve të tij letrare kanë qenë suksese të padiskutueshme. Dashurinë për librat Blushi nuk e ndau as kur ishte pjesë e Partisë Socialiste, të cilës iu bashkua në shtator të vitit 1998, kohë kur i dha fund karrierës së tij si gazetar.

Në vitin 2008 Blushi publikoi librin e tij të parë “Të jetosh në ishull” , ku theu edhe rekorde për tregun shqiptar, me 30.000 kopje të shitura. Por ai asnjëherë nuk ka shkruar kur ishte i angazhuar në poste të larta politike. Sukseset e tij letrare përkojnë me kohëra kur karriera e tij politike ka qenë e trazuar ose pasive. Librin e tij të fundit, Blushi e publikoi në vitin 2016, me titullin “KM: Kryeministri”,dhe në panairin e atij viti pati shitje rekord. Në jetën e tij ai ka shkruar 5 libra si; “Të Jetosh Në Ishull, 2008; “Otello, Arapi i Vlorës” 2009; “Shqipëria, 2011”; “Kandidati”, 2015, dhe “KM: Kryeministri” 2016.

Për jetën politike të Blushit ka shumë për të folur. Në vitin 1999, kur kjo parti drejtohej nga Fatos Nano, Blushi arriti të ishte një prej njerëzve më të besuar të kreut socialist. Ai u emërua fillimisht si zv.Ministër i Punëve të jashtme, post të cilin e mbajti për disa muaj. Në fund të vitit 2000 ai do të emërohej Prefekt i Korçës, e ndërsa deri në fund të mandatit të qeverisë Nano ai mbajti poste ministrore si atë të Arsimit dhe Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit.

Së fundmi Blushi ishte kryetari i Partisë Libra, të cilën e themeloi në Nëntor të 2016, pasi u largua nga radhët e partisë socialiste.

Sot Blushi është një ish-politikan, i cili pas gati 20 vitesh shkëputje po merr edhe njëherë mundimin ti rikthehet botës mediatike. Mbetet për tu parë nëse sfida e re e Blushit do të jetë edhe e fundit./Opinion.al (Ema Shazivari)

Etiketa: blushigazetarilibrapolitikeprofil


Ju sugjerojmë

Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim
Kryesore

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

23 Qershor, 2025 5:11 pm
Bujqësia në rritje, blegtoria në rënie
Aktualitet

Bujqësia në rritje, blegtoria në rënie

23 Qershor, 2025 4:42 pm
Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh
Aktualitet

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

23 Qershor, 2025 4:19 pm
Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike
Aktualitet

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

23 Qershor, 2025 4:09 pm
Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

23 Qershor, 2025 3:59 pm
Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

23 Qershor, 2025 3:46 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit
Aktualitet

Vijon dezinsektimi në zonën turistike të Lalëzit

23 Qershor, 2025 3:22 pm
Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet: Bllokohen 23 motomjete dhe 12 makina. Ja vlera e gjobave

23 Qershor, 2025 2:45 pm
SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH
Aktualitet

SPAK shtyn afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH

23 Qershor, 2025 2:42 pm
Para
Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe

Dy gjëra që femrat i duan në shtrat por kanë turp t’i pranojnë

Video/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të Ariela Murataj, ja si u përlesh me Aldisonin para se ta vriste

Video/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të Ariela Murataj, ja si u përlesh me Aldisonin para se ta vriste

Shqipëria kishte 45 vite që s’fitonte medalje ari në Botëror, Romela Begaj arrin rezultat historik

Skandali i dopingut/ Federata Europiane e Peshngritjes i heq Shqipërisë të drejtën e organizimit të kampionatit
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Zyrtari i lartë rus: Bashkëpunimi ynë me Iranin është i pathyeshëm

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
23 Qershor, 2025

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se Irani ka të drejtën e plotë për vetëmbrojtje dhe e quajti...

Lexo më shumë

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues
23 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë antikushtetues...

Lexo më shumë

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev
23 Qershor, 2025

Dronët dhe raketat ruse që goditën Kievin dhe rrethinat e tij gjatë natës vranë të paktën 10 persona dhe plagosën...

Lexo më shumë

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim
23 Qershor, 2025

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj në të gjithë botën. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com