Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italiani vdiq në spitalin e Vlorës, bashkëshortja akuzon mjekët

2018/01/21 at 10:18 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Italiani vdiq në spitalin e Vlorës, bashkëshortja akuzon mjekët

Një 45-vjeçare nga Vlora ka denoncuar në Polici mjekët e spitalit rajonal, pas vdekjes së bashkëshortit të saj italian.


Ajo i ka akuzuar bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm të 66- vjeçarit Vitorio Canali, i cili është shtetas italian. Ngjarja është regjistruar më datë 18 janar, ditën e premte, në spitalin e Vlorës, ku pasi ka ndërruar jetë Vitorio Canali, ka qenë shtetasja Ermelinda Refati, ajo që ka bërë kallëzim pranë strukturave të Policisë së Vlorës. Ajo ka pretenduar se bashkëshorti i saj 66-vjeçar ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit në spitalin e Vlorës si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga stafi mjekësor aty. Sipas informacioneve, 66 vjeçari është shtruar gjatë datës 18 janar në spitalin e Vlorës, me probleme shëndetësore, ndërsa dyshohet se kanë qenë shqetësimet nga zemra, ato që kanë sjellë përkeqësimin e shëndetit të tij, shkruan “Panorama”.

Por disa orë pasi është shtruar në spital, 66-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij ka akuzuar mjekët dhe stafin e repartit të reanimacionit, që kanë shkaktuar vdekjen e tij si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm. Referuar akuzave të ngritura, specialistët e seksionit të hetimit të krimeve në Policinë e Vlorës kanë sekuestruar edhe kartelën e 66-vjeçarit, ndërsa trupi i tij është dërguar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë, nga spitali rajonal i qytetit të Vlorës nuk ka pasur asnjë reagim. Mjekët theksuan se do të presin përgjigjen e Mjekësisë Ligjore dhe hetimeve të nisura për ngjarjen në fjalë, duke mos pranuar të japin komente të tjera rreth kësaj ngjarje. Sipas të dhënave, çifti ishte në një bashkëjetesë dhe jetonin herë në Vlorë dhe herë në Itali. Së fundmi, ata kishin ardhur në Vlorë ku kishin edhe një banesë të tyre. Papritur, të premten, 66-vjeçari ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe 45-vjeçarja e ka dërguar atë menjëherë në spitalin e Vlorës. Por pak momente pas mbërritjes, ai ka ndërruar jetë, çka ka shkaktuar edhe reagimin e gruas, e cila i është drejtuar Policisë dhe ka kallëzuar stafin mjekësor./Panorama

Etiketa: Ermelinda RefatiVittorio Canali


Ju sugjerojmë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
Kronikë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

28 Qershor, 2025 7:00 pm
Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit
Kronikë

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

27 Qershor, 2025 4:48 pm
Itali/ Pronari vret shqiptarin që hyri për të vjedhur dhe i fsheh trupin
Kronikë

Itali/ Pronari vret shqiptarin që hyri për të vjedhur dhe i fsheh trupin

26 Qershor, 2025 9:52 am
Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
Kronikë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

24 Qershor, 2025 5:34 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Para
Video/ Gol i çmendur në Spanjë, portieri shënon nga 50 m largësi

Video/ Gol i çmendur në Spanjë, portieri shënon nga 50 m largësi

Zjarr gjatë natës në hotel, dy të vdekur shumë të plagosur

Zjarr gjatë natës në hotel, dy të vdekur shumë të plagosur

Pasi bleu makinë luksoze, kreu i AMF-së blen 8 milion lekë ekspres për zyrën e tij

Pasi bleu makinë luksoze, kreu i AMF-së blen 8 milion lekë ekspres për zyrën e tij
















TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com