Kjo grua që shikoni në foto u përpoq të shiste virgjërinë e vajzës së saj 13-vjeçare tek një biznesmen për 19 mijë Paund ose 21 mijë Euro.
Irina Gladkikh 35 vjeç është një agjente e pasurive të patundshme në Rusi. Ajo udhëtoi drejt Moskës së bashku me vajzën për të shitur virgjërinë e së miturës tek një klient i pasur.
Ndërkohë, policia ishte në dijeni të gjithë ngjarjes. Agjentët kishin organizuar një kurth dhe pretendonin se ishin biznesmeni nga Rusia. Sipas marrëveshjes së pretenduar që ishte bërë për 19 mijë Paund, ajo u arrestua në flagrancë nga policia në momentin që mori paratë në dorë.
Autoritetet ruse publikuan detaje të këtij aksioni. Gjatë marrjes në pyetje, gruaja pranonte se kishte rënë dakord të shiste virgjërinë e vajzës së saj kundrejt një shume të konsiderueshme parash.
“Ne erdhëm në Moskë për t’u njohur me një njeri të pasur, që do të na ofronte para në këmbim të shërbimeve seksuale nga vajza ime”, ka thënë ajo para hetuesve.
Së bashku me gruan 35-vjeçare udhëtonte dhe një mikesha e saj, e cila gjithashtu u arrestua si bashkëpunëtore. Mediat ruse raportojnë se sipas burimeve policore, 35-vjeçarja dhe shoqja e saj, “fitojnë jetesën duke shitur trupat e tyre”. 13-vjeçarja u mor nga policia dhe u dërgua në spital. /tvklan.al