Llokumet janë një prej ëmbëlsirave më të preferuara në Shqipëri të cila lidhen edhe me gëzimet familjare. Ato janë të shumëllojshme dhe mjaft të shijshme, por janë edhe shumë të thjeshta për tu përgatitur. Më poshtë ndodhet receta e llokumeve me shije portokalli të cilat jo vetëm që nuk do ju zhgënjejnë, por kanë dhe një shije të veçantë.
Përbërësit:
4 gota uji me lëng portokalli ose mandarine
1 gojë uji sheqer pluhur
2 lugë gjelle niseshte
Pluhur arrë kokosi
Përgatitja:
Lëngun e portokallit i përziejmë mirë me sheqerin dhe niseshten dhe pastaj i vemë në zjarr dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë kompakte.
Më pas i hedhim në enët që dëshirojmë si të marrin formë derisa të ftohen.
Pas ndarjes në feta ose kubikë të vegjël i ngjyejmë në arrën e kokosit.
https://www.youtube.com/watch?v=IwJfLOvQQ2c