Të kuptosh se ku të shkojnë të gjitha paratë dhe të përpiqni të kurseni para çdo muaj mund të jetë një detyrë e vështirë. Shpenzimet e paplanifikuara që rezultojnë nga dëshirat spontane mund të bëjnë që në xhepin tuaj të mos gjendet më asnjë e hollë.
Brightside, ka studiuar disa mënyra se si mund të planifikoni buxhetin tuaj personal dhe atë familjar me shumë kujdes.
Ndani sasinë e parave tuaja në bazë të prioriteteve
Është e çuditshme se si disa njerëz marrin një sasi të njëjtë parash në fund të muajit por, disa ngelin pa asnjë monedhë shumë shpejt e disa të tjerëve u del ta kursejnë gjysmën e atyre parave. Rregulli numër 1 është të ndani paratë tuaja sapo i merrni në bazë të prioriteteve. Vetëm kështu do të kuptoni se çfarë ju shpenzon më shumë para, shkruan tvscan
Vendosni limite
Vendosni limite dhe pasi t’i keni vendosur ato përpiquni t’i përmbaheni me çdo kusht. Nëse arrini ta bëni këtë nuk do të keni kurrë problem me paratë dhe gjithmonë do të keni diçka të kursyer në fund të muajit.
Shikoni se sa para duhen vetëm për gjërat e nevojshme
Bëni disa llogari dhe shihni se sa para nevojiten për gjërat më të domosdoshme në fund të muajit. Nëse totali I tyre nuk bën as 50 për qind të totalit të parave që keni në dispozicion. Atëherë është shumë e qartë ju po i shpenzoni paratë për gjëra që s’janë të nevojshme.
Ndani një sasi lekësh për të kursyer që në fillim të muajit
Sapo merrni të ardhurat tuaja, dhe hiqni shpenzimet e paevitueshme, hapi I dytë është të hiqni disa para mënjanë për të kursyer. Më pas me pjesën e mbetur të parave të kaloni të gjithë muajin. Kjo është një metodë e shkëlqyer pasi në fund të një viti do të befasoheni nga paratë që keni kursyer ju vetë.