Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Pas zv/ministrave nga Kosova tashmë i ka ardhur radha një institucioni të rëndësishëm kulturor të ketë drejtues shqiptar nga Prishtina. Ai ka mbajtur më herët edhe detyrën e drejtorit të Galerisë së Arteve në Prishtinë.
Vendimi i mor dhe në mbledhjen e qeverisë Rama dhe u përcoll nga ministrja e Kulturës, Kumbaro, e cila shkruan:
“Dua t’i uroj mirëseardhjen dhe pune te mbare drejtorit te ri te Galerise Kombetare te Arteve, Erzen Shkololli me te cilin do te nisim nje udhetim te ri ne institucionin me te rendesishem te artit pamor ne Shqiperi. Jam e bindur se dora dhe mendja e Erzenit do te ndertoje pjesen e vet ne historine e Galerise Kombetare te Arteve, do te sjelle nje fryme te re dhe do te ndihmoje ne heqjen e kufijeve ne hapesiren kulturore, jo vetem midis Shqiperise dhe Kosoves, por puna dhe arti i Erzenit ngrihet mbi cdo lloj kufiri ne emer te artit.
Ne kater vitet e fundit Galeria Kombetare ka njohur ngjarje te rendesishme kulturore, ekspozita me artiste vendas e te huaj qe kane lene gjurme te publiku i arteve pamore, ka hapur dyert per brezat e rinj dhe eshte kthyer tashme ne nje nga vendet e preferuara per femijet me programin #EdukimPermesKultures. Dhe per kete bashkepunimdua te falenderoj drejtorin qe sapo mbylli mandatin e tij, Artan Shabani”.
Erzen Shkololli ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015. Shkololli avokoi suksesshëm për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, duke shërbyer njëkohësisht si komisioneri i parë i Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales.
Vendimi
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.