Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Instituti i Studimeve Politike: Ja kush janë deputetët e ministrat që kanë mbaruar studimet jashtë, por diplomat e tyre nuk njihen nga Ministria e Arsimit

2018/01/17 at 11:34 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kushtet e Bashës për Ramën: Shkarko Ruçin e Xhafën, arresto Tahirin dhe drejtorët e policisë

Në shtator 32 deputetë deklaruan në CV-të e tyre se kanë kryer studime Bachelor, Master ose Doktoraturë jashtë Shqipërisë. Sipas ligjit, nëse dikush ka kryer studimet jashtë vendit, diploma mund të njihet në Shqipëri vetëm nëse kalon nga Ministria e Arsimit.
Instituti i Studimeve Politike iu drejtua me kërkesë Ministrisë për 32 deputetë, nëse emrat e tyre figurojnë në regjistrat e MASR për njohjet e diplomave të studimit.
Përgjigjia? Nga 32 diploma të deputetëve vetëm 5 raste janë njohur nga MARS, pra nga shteti shqiptar. Të tjerat? Kemi të bëjmë me diplomime vite përpara kur nuk kishte akte njohjeje nga MARS? Kemi të bëjmë me harresë apo mungesë interesi nga vetë deputetët? Apo në rastin më të keq, kemi të bëjmë me deklarime fiktive, sidomos për deputetët në moshë ende të re? Mund të jetë secila arsye. Por në secilin rast, ligji ynë është kategorik: Kush punon në sektorin publik dhe deklaron diplomim jashtë, diploma ka vlerë vetëm kur kalon përmes njohjes në Ministri. 27 deputetë nuk e kanë bërë këtë dhe zyrtarisht, diplomat e tyre (nëse ekzistojnë) nuk njihen ende nga shteti shqiptar.
Në kërkesën e ISP citoheshin deputetët: Albana Vokshi, Aldo Bumci, Alket Hyseni, Arben Ahmetaj, Bledar Çuçi, Blerina Gjylameti, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Edlira Bode, Elisa Spiropali, Eglantina Gjermeni, Elona Gjebrea, Endri Hasa, Ervin Bushati, Evis Kushi, Fate Velaj, Genc Pollo, Jorida Tabaku, Klajda Gjosha, Klevis Balliu, Lefter Koka, Lulzim Basha, Mirela Kumbaro, Petrit Vasili, Olta Xhaçka, Rudina Hajdari, Sadri Abazi, Senida Mesi, Shezai Rokaj, Taulant Balla, Tom Doshi, Valentina Duka.
Mbështetur në përgjigjen zyrtare të MASR për Institutin e Studimeve Politike rezulton se vetëm 5 deputetë kanë bërë njohjen e diplomave të studimeve në MASR. Konkretisht, studimet bachelor Elisa Spiropali në SHBA dhe Endri Hasa në Itali. Studimet master Albana Vokshi në SHBA, diplomë specializimi Edlira Bode në Itali dhe doktoraturë Elona Gjebrea në Mbretërinë e Bashkuar. MASR njoftoi se për emrat e tjerë të listës së paraqitur nga ISP nuk ka informacion për njohje diplome në këtë institucion.
Është e qartë se për disa prej deputetëve me përvojë të gjatë profesionale i kanë kryer studimet jashtë vendit në periudhën përpara 1990 ose në dekadën e parë të vitit 1990, dhe për një pjesë të tyre ekzistojnë të dhëna të njohura publike mbi studimet e përfunduara. Të tillë janë sidomos ata që vijnë nga postet akademike. Megjithatë mbetet shqetësim fakti se për disa nga emrat e listës, sidomos prurjet e reja politike me përvojë minimale në sektorin publik në dhe në politikë, por të reklamuar nga partitë si prurje cilësore me diploma perëndimore, – nuk ka informacion njohës dhe miratues nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.
Madje kemi pasur dy raste kur është raportuar nga media se diplomat e deklaruara nga deputetë të caktuar janë fiktive, si dhe raste kur është raportuar se ndjekja e studimeve nuk është e barasvlershme me përfundimin e suksesshëm të tyre. Në listë kemi një rast të një deputeti që deklaron se ka mbaruar studimet në Maqedoni, por që sipas MASR nuk ka konfirmim në këtë institucion për njohje të diplomës së tij. Deklarimi i rremë është dhe përbën vepër penale.
ISP vlerëson se është përgjegjësi e Kuvendit dhe e grupeve parlamentare respektive që të kërkojë nga deputetët të dhëna të verifikueshme për formimin e tyre universitar, si dhe ti bëjë ato publike. Për sa kohë ky informacion nuk posedohet dhe nuk provohet, më së paku deputetët do të duhet të mos përdorin tituj dhe kualifikime, të cilat zyrtarisht ende nuk janë njohur nga shteti shqiptar.


Etiketa: deputetëdiplomaparlament


Ju sugjerojmë

Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
Kryesore

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

11 Qershor, 2026 10:36 am
Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës
Kronikë

Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës

11 Qershor, 2026 9:54 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 qershor 2026

11 Qershor, 2026 8:27 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Qershor, 2026 8:26 am
Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Para
Prestigjozia britanike ‘Daily Mail’, del bllof me artikullin për të rinjtë e pasur shqiptarë: Reagon miliarderi nga Azia

Prestigjozia britanike ‘Daily Mail’, del bllof me artikullin për të rinjtë e pasur shqiptarë: Reagon miliarderi nga Azia

Braçe komenton deklaratën e Metës për armatosje, po flet me gjuhën e Berishës

Debate në komision për Kryeprokuroren/ PS merr në mbrojtje Arta Markun: Është çertifikuar nga ambasadorët

Walcott largohet nga Arsenal, zgjedh klubin e ri

Walcott largohet nga Arsenal, zgjedh klubin e ri
















TE FUNDIT

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
11 Qershor, 2026

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë...

Lexo më shumë

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
11 Qershor, 2026

Sali Berishës i është hequr Non Grata të shpallur plot pesë vite më parë nga ish-sekratari i shtetit Blinken që...

Lexo më shumë

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
11 Qershor, 2026

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla replikoi me Ina Zhupën dhe deputetë të PD-së lidhur me protestat e...

Lexo më shumë

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënon anijet: Çdo kalim do të goditet
11 Qershor, 2026

Irani ka njoftuar mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për të gjitha llojet e anijeve, duke paralajmëruar se çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}