Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabela/ Shqiptarët thyejnë rekord për orët e gjata të punës

2018/01/17 at 8:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabela/ Shqiptarët thyejnë rekord për orët e gjata të punës

Orët të gjata pune? Shqiptarët me sa duket thyejnë rekord në Europë për qëndrimin më të gjatë në vendin e punës. Sipas të dhënave të INSTAT publikuar në Tregun e Punës 2016, shqiptarët punonin mesatarisht 42.9 orë në javë. Nga përllogaritjet e “Monitor”, një shqiptar punoi mesatarisht 2231 orë në vit, më gjatë se vendet e zhvilluara të Europës.


Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga OECD, meksikanët punojnë më gjatë në vit, me një mesatare vjetore prej 2255 orësh, rreth 467 orë më shumë se mesatarja e të punësuarve me pagë në Amerikë. Sipas raportit të OECD, ata paguhen më pak se një e pesta e fqinjëve amerikanë.

Në vend të tretë dhe të katër, renditet Greqia me 2035 orë në një vit dhe Turqia me mesatarisht 1832 orë.

Më pas, renditen amerikanët, të cilët punojnë mesatarisht 1783 orë, apo 448 orë më pak se një i punësuar me pagë në Shqipëri.

Nga të dhënat e mbledhura nga vendet anëtare, OECD ka përllogaritur një mesatare vjetore prej 1764 orësh. Në krahasim me mesataren të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 467 orë më shumë.

Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Europës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.

Edhe në krahasim me rajonin, ne punojmë më gjatë. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, orët e punës vjetore janë më pak se 1900.

Të dhënat e INSTAT treguan se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndryshe nga europianët të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës.

Orët e zgjatura të punës jo gjithmonë përkthehen me produktivitet në punë. Sikurse vihet re në grafikun më poshtë, ato janë tipar i ekonomike jo shumë të zhvilluara.

Qeveritë e vendeve në zhvillim po bëjnë përpjekje, mbështetur edhe me përmirësime të kuadrit ligjor për të reduktuar orët mesatare të punëve. Punëtorët në Greqi, shpeshherë janë etiketuar si të mbipaguar, dembelë dhe të prirë për të dalë në pension më herët pas goditjes nga kriza financiare, por që këto akuza janë të pabaza.

Arsyet pse punojmë më gjatë, por nuk paguhemi shumë

Ka disa arsye pse shqiptarët punojnë me orë të gjata pune. Sindikatat në Shqipëri janë shumë të dobëta dhe respektimi i ligjit po ashtu. Kjo bën që punonjësit të rrinë në punë edhe pas përfundimit të orarit zyrtar, edhe pse nuk paguhen për orët jashtë orarit. Në fundjava, sidomos të shtunave, është e zakonshme që privatët të punojnë. Në pjesën më të madhe të shteteve të Europës është e zakonshme që të dielën pothuajse të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit janë të mbyllura (përveç restoranteve e bareve), ndërsa në qytetet shqiptare e diela ngjan një ditë e zakonshme, pasi përveç njerëzve që qarkullojnë më pak, dyqanet janë të gjitha të hapura deri në darkë.

Por, ndrërsa rrinë me orë të gjata në punë, shqiptarët janë ndër më pak të paguarit në Europë (paga minimale është më e ulëta) dhe më pak produktivët. Një raport i mëparshëm i Bankës Botërore gjeti se në treguesin e produktivitetit të dukshëm të punës, të matur përmes Vlerës Bruto të Shtuar (VBSH) për punonjës (prodhimit për punonjës), Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Për vendin tonë, ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 (e matur me dollar konstantë 2010), nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas një grafiku të publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit” . Produktivitetin më të lartë e ka Kosova, me gati 18 mijë dollarë, e ndjekur nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Maqedonia dhe vetëm në fund vjen Shqipëria. Një sfidë për rajonin, thotë raporti, është që produktiviteti mesatar i punës është më pak se gjysma e niveleve të 7 vendeve të tjera të vogla në tranzicion, që janë tashmë në BE (Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Republika Sllovake dhe Sllovenia). Për këto vende, sipas grafikut, VBSH është mbi 30 mijë dollarë. Të dhëna të tjera të Eurostat, të konstatuara nga “Monitor”, tregojnë se në vendet e Bashkimit Europian, shifrat e prodhimit për punonjës janë shumë më të larta, duke arritur në mbi 100 mijë dollarë për sektorë të veçantë (si energjia, gazi, teknologjia e informacionit) dhe me një mesatare të Bashkimit Europian prej rreth 70 mijë dollarë./Monitor

Etiketa: ore puneshqiptare


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Para
Gjendja mendore e 71 vjeçarit Donald Trump? Ja si rezultoi nga testi

Gjendja mendore e 71 vjeçarit Donald Trump? Ja si rezultoi nga testi

Tragjedia/ Ndërron jetë aktorja e njohur, në aksidentin e tmerrshëm vdiqën dhe prindërit e motra e saj

Tragjedia/ Ndërron jetë aktorja e njohur, në aksidentin e tmerrshëm vdiqën dhe prindërit e motra e saj

Aktori i “Portokallisë” flet për të dashurën e re: Do të jetë nusja ime

Aktori i “Portokallisë” flet për të dashurën e re: Do të jetë nusja ime
















TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com