Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media gjermane për vrasjen e Ivanoviçit: Vdekje në bastionin e mafies ballkanike

2018/01/16 at 10:17 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Media gjermane për vrasjen e Ivanoviçit: Vdekje në bastionin e mafies ballkanike

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka bërë jehonë vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut, nga autorë të paidentifikuar.


“Vdekje në bastionin e mafisë ballkanike”, është titulli i shkrimit të një prej gazetave më të respektuara në Gjermani.

Frankfurter Allgemeine Zeitung  (FAZ) shkruan se shumëkush mund ta ketë kryer vrasjen e serbit, i cili vetë kishte paralajmëruar mundësinë e një atentati ndaj tij në një prej intervistave të tij të fundit.

Gazeta gjermane e përshkruan Ivanoviqin si pragmatist, i cili përmbante zemërimin, kur të tjerët luanin me zjarrin e histerisë nacionaliste dhe të miteve. Ai fokusohej në gjetjen e një kompromisi dhe në bashkërendimin e interesave, në vend të konfliktit dhe kërkesave të mëdha, shkruan FAZ.

“Si politikan, Ivanoviç punonte edhe në Kosovë, edhe në Serbi. Për një kohë të gjatë ka përfaqësuar interesat e minoritetit serb si anëtar i Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë. Më vonë, bëri të njëjtën gjë, për katër vjet, si sekretar i shtetit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, tregon gazeta e Frankfurtit.

“Tani, ai është i vdekur, i vrarë nga autorë të panjohur, me mbështetës të panjohur”, raporton FAZ.

“Qeveria e Kosovës ka premtuar se do ta zbardhë rastin, por kjo tingëllon më shumë premtuese sesa është në të vërtetë”, vlerëson gazeta gjermane.

“Veriu i Mitrovicës, i banuar kryesisht nga serbët, ku Ivanoviç jetonte, dhe ku u vra para selisë së partisë së tij, është në hartën e Kosovës, por në të vërtetë qeveria në Prishtinë ka pak kontroll aty”, shkruan FAZ.

“Këtu është Serbi”, citon gazeta gjermane banorët e zonës në kufi me Serbinë.

FAZ shkruan se si gazetat në Serbi e në Kosovë kanë shkruar për autorët e mundshëm të vrasjes së politikanit serb – dhe thotë se ajo që është e sigurt është se Ivanoviq kishte shumë armiq, transmeton Gazeta Express.

Gazeta shkruan se serbi s’gëzonte simpati tek elita nacionaliste shqiptare në Prishtinë, teksa mbronte të drejtat e minoritetit serbë në Kosovë – as tek nacionalistët serbë, të cilëve s’iu vinte mirë kur ai fliste për realitetin e pavarësisë së Kosovës.

FAZ thekson se Ivanoviq kishte armiq edhe në nëntokën e zhvilluar të Mitrovicës, e fuqizuar dhe e pasuruar pas fundit të luftës në Kosovë më 1999, nëpërmjet kontrabandës dhe bizneseve të tjera të pista.

Është e rëndësishme, shkruan FAZ, për Kosovën, për Serbinë, dhe për serbët në Mitrovicë, që vrasja e Ivanoviqit të zbardhet. Por, gjasat, sipas gazetës, s’janë të mëdha.

“Mitrovica është vrima e zezë në sundimin e ligjit, e cila sot përpiu edhe një viktimë”, përfundon shkrimin gazeta gjermane./Express

 

Etiketa: mafia ballkanikemedia gjermanevrasja e ivanovic


Ju sugjerojmë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë
Kronikë

Dyshohet si vrasje, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në autostradë

30 Shtator, 2025 1:11 pm
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati
Kryesore

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati

30 Shtator, 2025 12:47 pm
Para
Sondazhi në Opinion/ Eni Çobani nuk zbret nga vendi i parë, ja si renditen moderatoret e tjera

Sondazhi në Opinion/ Eni Çobani nuk zbret nga vendi i parë, ja si renditen moderatoret e tjera

Superkupa 2020/ UEFA zyrtarizon shtetet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Superkupa 2020/ UEFA zyrtarizon shtetet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Përfundon autopsia e trupit të Oliver Ivanoviç

Video/Deklarata e gazetarit: Vrasja e Ivanoviç, serbët nuk përjashtojnë dorën e pushtetit
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
30 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose...

Lexo më shumë

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
30 Shtator, 2025

Një burrë me shtatë jetë, Tony Blair: mishërimi i tij i fundit do të jetë si "prokonsulli" i Donald Trump për Gazën. Ish-kryeministri...

Lexo më shumë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
30 Shtator, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj. Njoftimi...

Lexo më shumë

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
30 Shtator, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, e cila sipas saj mbahet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com