Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Oficeri i policisë përgjuar për kokainë u zhduk, PD: Vetingun në polici nuk mund ta bëjë ministri me vëllanë trafikant

2018/01/16 at 2:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Oficeri i policisë përgjuar për kokainë u zhduk, PD: Vetingun në polici nuk mund ta bëjë ministri me vëllanë trafikant

Partia Demokratike akuzon Fatmir Xhafën se nuk ka marrë masa për ti vënë para drejtësisë oficerët e policisë të lidhur me krimin. Duke marrë shkas nga rasti i fundit, ku një ocifer policie u denoncua në media për përfshirje në trafik kokaine, PD tha se vetingun në polici nuk mund ta bëjë një minister si Xhafaj që ka vëllanë trafikant.


Deklarata e plotë e Arben Ristanit

Publikimi në disa media i lidhjeve të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe oficerëve të lartë të policisë me trafikun e drogës, janë faktet e reja që provojnë se në polici, nuk po ndodh vetting, por zëvendësimi i një kupole mafioze me një tjetër. Po ndodh rokada nga Habilajt te Xhafajt.

Portali Politiko.al publikoi bisedën mes bandës së Habiljave, që bënin llogaritë e fitimeve të Saimir Tahirit nga trafiku i drogës. “5 milionë euro në muaj” – thotë Moisi Habilaj, që përdorte për trafik droge makinën e Ministrit të Brendshëm.

Me paratë që fitonte nga droga, Saimir Tahiri mund të shkonte në Hënë, sipas trafikantëve, por në fakt, paratë e drogës janë përdorur në fushatë elektorale nga Saimir Tahiri për të bërë Edi Ramën kryeministër.

Me një drejtësi të pakapur nga krimi, Saimir Tahiri nuk do të shkonte në hënë, siç thotë Habilaj, por thjesht në burg, duke marrë me vete edhe bosin e vet të vërtetë, Edi Ramën.

Emisioni “Fiks Fare”, zbuloi mbrëmë me zë dhe me figurë sesi një oficer i lartë në Policinë e Shtetit, Julian Balliu, është pjesë e krimit të organizuar që trafikon drogën më të shtrenjtë në treg, kokainën.

Ky nuk është i vetmi oficer policie i përfshirë në organizitatat kriminale që trafikojnë drogë. Sipas raportit zyrtar të shërbimit sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues të lartë të saj, kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit.

Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë e marrë ndaj tyre, ndërsa tre drejtues të policisë në qarqe, të akuzuar për lidhje me Habilajt dhe Tahirin, janë në arrati.

Urdhëri i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për pezullimin e oficerit të përfshirë në trafikun e kokainës është veç një nga masat propagandistike, sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur, njësoj si tre drejtuesit e tjerë të lartë të policisë.

Pezullimi nga Fatmir Xhafaj është propagandë, njësoj si vettingu që thotë se do të bëjë në polici vëllai i Agron Xhafës, që është dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Partia Demokratike shpreh bindjen se pa largimin e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, si koka që mbron krimin e organizuar në Shqipëri, nuk do të ketë vetting të vërtetë në polici dhe as rend dhe siguri per shqiptarët.



Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi
Aktualitet

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

26 Gusht, 2025 6:51 pm
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Politikë

Zgjedhjet, Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e 11 majit të enjten

26 Gusht, 2025 6:03 pm
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Aktualitet

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

26 Gusht, 2025 4:49 pm
Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

26 Gusht, 2025 3:26 pm
Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet

26 Gusht, 2025 2:41 pm
Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
Aktualitet

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash

26 Gusht, 2025 2:15 pm
Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
Kryesore

Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri

26 Gusht, 2025 1:45 pm
Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure
Politikë

Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure

26 Gusht, 2025 1:15 pm
Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin
Aktualitet

Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin

26 Gusht, 2025 12:44 pm
Para
Këto janë 3 femrat më të forta të horoskopit

Çfarë pëlqejnë njerëzit tek ju sipas shenjës së horoskopit?

Prokurorja që u hoqi mandatet deputetëve padit në gjykatë Kryeprokuroren Arta Marku: Shkarkimi im abuziv, nuk mbështetet në asnjë ligj

Paditi Arta Markun, gjykata rrëzon kërkesën e prokurores Gashi

E rëndë/ Foshnja 14 muajshe kafshohet në kokë nga qeni i familjes

E rëndë/ Foshnja 14 muajshe kafshohet në kokë nga qeni i familjes
















TE FUNDIT

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit
26 Gusht, 2025

Viza amerikane e ministrit brazilian të Drejtësisë, Ricardo Lewandowski, është revokuar, tha sot presidenti brazilian Lula, duke dënuar Uashingtonin për...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
26 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30,...

Lexo më shumë

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
26 Gusht, 2025

OKB ka kërkuar hetime më të detajuara lidhur me sulmin e ndodhur në një spital në Gaza ku u vranë...

Lexo më shumë

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
26 Gusht, 2025

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com