Ky lajm i mirë, i cili thotë se seksi oral mund të parandalojë kancerin dhe mund të na shpëtojë jetët, vlen si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.
Një hulumtim online i Daily Star ka zbuluar se marrëdhënia orale sjell përfitime të ndryshme shëndetësore, përfshirë edhe parandalimin e shumë llojeve të kancerit. Me një fjalë, orali na ndihmon të jemi gjallë.
Një zyrtar i lartë i Journal of the American Medical Association ka thënë se shpeshtësia e madhe e ejakulimit lidhet me zvogëlimin e rrezikut total të kancerit në prostatë.
Darryl Burch, edukator i studimeve riprodhuese thotë: “Në fakt, hulumtimet e kryera tregojnë se akti oral parandalon kancerin për meshkujt dhe femrat, ndryshe nga ato që është raportuar se ai i shkakton ato.”
Gjatë orgazmës, femrat prodhojnë hormone si oksitoksina dhe endorfine të tjera të cilat janë dëshmuar se kanë efekte mbrojtëse kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. / Klan Kosova