Kur ishim të vegjël prindërit dhe të gjithë të rriturit e tjerë na thonin që të mos i ngacmojmë hundët sepse nuk është mirë. Deri tani kemi menduar se jo vetëm që nuk është higjienike, por mund të dëmtojmë enët e gjakut e të shkaktojmë gjakderdhje, apo më keq akoma, rrisim rrezikun e një infeksioni të sinuseve.
Në fakt nuk është ashtu siç kemi menduar deri tani.
Një studim së fundmi ka zbuluar se njerëzit që ngacmojnë hundët në fakt janë më të shëndetshëm. Pra, herë tjetër, kur të shihni fëmijë që hajnë qurrat, mos i thoni që nuk duhet bërë, madje inkurajoini ata!
Është e shpifur, e di.
Por profesori Friedrich Bischinger nuk mendon kështu. Ai thotë se të hash mbetjet nga hundët është mënyrë shumë e mirë për të forcuar imunitetin. Madje nuk është e shpifur, përkundrazi, është tërësisht natyrale.
“Hunda është një filtër në të cilin grumbullohen shumë baktere, dhe kur kjo përzjerje arrin në zorrë, funksionon njësoj si ilaç”,- thotë ai.
Ky rezervuar bakteresh “të mira” parandalon kavitetet të ngjiten në dhëmbë. Përveç kësaj, qurrat na mbrojnë edhe nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, ulçerat e stomakut, e madje edhe HIV.
Shkencëtarët do ta çojnë edhe më tutje këtë zbulim, duke prodhuar një pastë dhëmbësh me bazë mukusi. Çamçakëzi me bazë mukusi mund të jetë gjithashtu në treg së shpejti.
Zbulimet e mëparshme sugjerojnë se fiksimi ynë me higjienën është shkaku kryesor i alergjive dhe çrregullimeve autoimunitare si artriti, por mukusi i hundës është natyral dhe i shëndetshëm.
Përgatiti: Elena Lika