Vëllai i Klemend Balilit, Bashkimi ka deklaruar në “Studio e Hapur” në “News 24” se ai nuk kthehet në Shqipëri sepse nuk ka besim tek drejtësia.
Po ashtu i ka bërë më dije se hera e fundit që ka telefonuar ka qenë para 3 apo 4 muajsh, dhe kjo për faktin se u detyrua për të përgënjeshtruar një lajm që ishte përhapur se ai ishte vrarë.
Më tej Balili tha se ky është një skenar i përsëritur që po i bëhet Kelmentit. I pari ka qenë në vitin 2006.
“Nuk e di se ku ndodhe, kontaktet janë të këtu e 3 a 4 muajsh. Kemi diskutuar, kemi folur për shëndetin. Nuk e di se ku ndodhet. I kam bërë thirrje të dorëzohet. Ai ka një të kaluar të hidhur për sa i përket këtyre skenarëve gjë që e bëjnë atë të jetë pesimist për drejtësinë.
I njëjti skenar ka qenë në vitin 2006 ku u akuzua për përfshirje në një grup trafikimi, ku ka qëndruar në burg për 6 muaj dhe më pas u shpall i pafajshëm. I njëjti skenar po ndodh edhe sot, që e ka bërë atë të jetë pesimist. Drejtësia është në trysninë e politikës. Ai mori në telefon sepse u detyrua duke qenë se u hapën fjalë se është vrarë, u shqetësua dhe na mori për të thënë që është gjallë”, -tha Bashkim Balili.