Një qytetar ka aplikuar para katër vitesh për regjistrimin e tokës së tij në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Vlorë, por çuditërisht një herë i humbin numri i protokollit, ndërsa një herë tjetër nuk i gjendet dosja.
Qytetari mundi të gjente “çelësin” që hap çdo derë. Pasi kontaktoi me juristin e hipotekës, ky i fundit i premtoi “zgjidhjen” e hallit, i cili kushtoi plot 500 mijë lekë të vjetra. Sapo qytetari dha lekët, të cilat i numëroi cash në dorë, si me magji mori edhe certifikatën e pronësisë, për të cilën sorollatej prej 4 vjetësh. Kamera e fshehtë shfaq me zë dhe figurë korrupsionin në këto zyra.
Takimi me juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Vlorë
Juristi – Dale një çikë! Çfarë përgjigje ke marrë në fillim? T’i bëje një fotokopje të gjitha këtyre. I sjell dhe mandat-pagesën?
Qytetari – Këto besoj që janë.
Juristi – Mbaj këto, të bëjmë një Ave zero dhe t’i shikojmë.
Qytetari – Tani çfarë na mungon dhe çfarë nuk na mungon apo çfarë duhet?
Juristi – Jo, mo! Nuk mungon gjë. Ja, t’i shikoj dhe një herë. Ma jep ta shikoj dhe një herë!
Qytetari – Cilat duhen? Shihi vetë sepse…
Juristi – Do i bëj fotokopje unë tani dhe do i dorëzojmë.
Qytetari – Tani kujt do ia japësh ti?
Juristi – Do ia japim Valbonës dhe do …
Qytetari – Si shkojnë gjërat këtej?
Juristi – Do i them unë asaj t’i mbyllë! Duhet parë një herë! Duhet t’i shikoj dhe të them unë po u desh ndonjë gjë.
Po e shtrëngoi ajo lart do të them unë pastaj. Mirë? Këto dy-tre ditë do të them. Po ashtu, do mundohesh dhe një ditë.
Qytetari – Ti vetëm më thuaj: hajde! A e kupton?
Juristi –Do shikojmë! Ja, do merrem që sot me të. Do t’i them.
Në zyrat e Hipotekës Vlorë nuk mund të gjendet numri i protokollit dhe as dosja e qytetarit.
Juristi – Pa gjetur këto dokumenta, nuk veprojmë dot. Mos u ashtu fare pa gjetur atë, të ndihmoj unë. Të gjejmë atë dhe të bëjë një Ave zero, të ndihmoj unë. Faturat i ke paguar?
Qytetari – Po shkoj te njësia.
Juristi – Po gjete një datë, një që e kanë nis ata, do vemi në protokoll, do vemi te protokolli, te goca. Do të ndihmoj unë pastaj, shpejt e shpejt.
Takimi i dytë me juristin e ZVRPPV.
Qytetari – Ça bëre?
Juristi – Mirë! Ti çfarë bëre?
Qytetari – Tani, çfarë detyrimi kemi për këtë?
Juristi – Ato që të thashë…, për ato lart pesëqind (500 mijë lekë të vjetra).
Qytetari – Pesëqind! Më fal se kështu i pata. (200 euro)
Juristi – Bëje llogari vetë!
Qytetari – Dyqind e gjashtëdhjetë (260.000) dhe dyqind e katërdhjetë (240.000)
XXX – O Pati!
Juristi – Mbylle pak atë derën! Ja një sekondë! Ja një minutë, një minutë!
Qytetari – Kaloji dhe një herë mos jam ngatërruar!
Juristi – S’ka problem! Ja, mbaruam!
Qytetari – Shumë faleminderit!
Pra, mjaftuan vetëm 500 mijë lekë të vjetra dhe qytetari u pajis me certifikatën e pronësisë së tokës së tij pas plot 4 vitesh./ tvklan.al