Rikthimi i Gerard Deulofeut në Serie A, çdo ditë e më shumë duket më i mundshëm.
Pas Interit dhe Milanit, tani është skuadra e Romës që po monitoron situatën e anësorit spanjoll te Barcelona.
Deulofeu sezonin e kaluar ishte pjesë e Milanit, ku u rikthye në Barcelonë verën e fundit, me kërkesën e Ernesto Valverdes.
23 vjeçari në këto gjashtë muaj, nuk ka arritur të bëjë dallimin duke qëndruar në bankinë në pjesën më të madhe të kohës.
Spekulimet për kalimin e Coutinhos te Barcelona, kanë rritur edhe më shumë zërat për largimin e tij, dhe Roma është skuadra e fundit që i është bashkuar kësaj gare.