Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tetëqind euro për të ikur në Suedi, zbulohet mashtrimi që u bëhet shqiptarëve

2018/01/05 at 10:04 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Tetëqind euro për të ikur në Suedi, zbulohet mashtrimi që u bëhet shqiptarëve

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes mashtrimin që iu bëhet shqiptarëve për të emigruar për në Suedi. Një “biznesmen” ka publikuar në gazetën “Çelsi” disa njoftime, ku kërkon staf për në Suedi.


Ai kërkon kamerier, shofer, pastruese, punonjës mobilierie dhe hidraulik. Në të gjitha këto njoftime është i njëjti numër telefoni; 0046769324122. Qytetarët nisen nga qyteti i Tiranës për në Tetovë, Maqedoni, një rrugë e gjatë 252 kilometra, e cila përshkohet në rreth 4 orë.

Ndërkohë, nga Tetova nisen me autobus drejt qytetit të Malmos në Suedi, një rrugë rreth 2192 kilometra e gjatë, ku kalon në Serbi, Hungari, Sllovaki, Çeki dhe Gjermania. Me autobus dhe tren, shqiptarët nisen nga Malmo drejt Stokholmit, një rrugë e gjatë 613 kilometra.

 “Shqiptarët paguajnë 700-800 euro”

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” telefonoi një emigrant shqiptar në Suedi, i cili punon në stacionin qendror të trenit në Stokholm. “Jetoj në Suedi prej 3 vitesh. Para pak muajsh ka filluar një problem, po që i ka rrënjët para shumë kohësh. Disa shqiptarë këtu në Suedi kanë mashtruar shumë njerëz duke u premtuar punë, një të ardhme më të mirë. Disa prej atyre paguajnë lekë, shuma prej 750 eurosh.

Më pas nuk u dalin në takime. Vinë këtej dhe mbeten rrugëve, janë hallexhinj” thotë ai. Më tej shton se te restoranti ku punon takon shumë shqiptarë. “Problemet nisin se aty dëgjojnë se flasim shqip, këta persona më kërkojnë ndihmë.

Më kanë ardhur tre persona, po kam dëgjuar edhe për persona të tjerë. Është një person që ka vënë njoftime te gazeta Çelsi, me një numër suedez. Ky personi ka vënë një emër që quhet Nikolin Prenga, disa thonë që është nga Lezha, disa thonë nga Shkodra. Disa thonë që ka edhe një emër tjetër. Këtë numër që ka ky personi e kam kërkuar në Suedi, po smë del. Me numrin e telefonit del vetëm një facebook fallco” thotë emigranti, në një intervistë për Fiks Fare.

Më tej shton, se një person e ka ndihmuar për t’u kthyer në Shqipëri. “Ai erdhi me një premtim pune prej 3800 euro në muaj. S’i ka dhënë asnjë përgjigje. Sa i tha se jam në Suedi, ai s’iu përgjigj më. Një person tjetër e ka mashtruar i ka thënë që do vish në Suedi, kemi kontratë si sharrprerës. Do na japësh 750 euro si siguracion shëndetësor dhe një paradhënie për banesë. Kur kanë mbërritur në Suedi, ata kanë ngelur rrugëve. S’kanë pasur lekë, bukë me vete. I ka lënë rrugëve, i ka braktisur.

Shumica e shqiptarëve që kam dëgjuar kanë kërkuar azil. Në Suedi është e vështirë të paguash hotelin, të paguash pa punuar. Një person iku në veri, njëri është në Stokholm dhe ka kërkuar azil dhe një person tjetër është në Tiranë, e kemi ndihmuar për të ngrënë. E kemi ndihmuar edhe ti presim biletën. Dy që kanë paguar lekë. Njëri 750 euro dhe tjetri 800 euro. Këta persona njohin edhe persona të tjerë” thotë ai, ndërsa përfundon se ka dëgjuar edhe për shumë mashtrime të tjera, edhe për nëna me fëmijë.

I mashtruari: Ngela rrugëve në Suedi

Pas denoncimit të emigrantit, gazetarët e “Fiks Fare” kontaktuan me një person që është mashtruar. “Historia ime fillon në datën 25 shtator 2017. Te gazeta Çelsi kishte disa njoftime, ku në Suedi kërkoheshin pesë profesione; kamarier, pastruese, hidraulik, shoferë dhe ndihmës mobilierë. Telefonova këtë personin, mu përgjigj mirë, më ofroi një rrogë të lartë dhe një vend ku të jetoja atje. Te gazeta ishte numër suedez. Ai personi ishte shqiptar dhe gjoja sikur kishte kompani të madhe. Më garantoi të gjitha, fjetjen, ushqimin dhe kontratën 3 vjeçare. Rroga fillonte nga 3600 euro e deri 6600 euro. Unë interesohesha për ndihmës mobilierë. Më tha që do marrësh një vërtetim që sje i kërkuar. Do marrësh dokumentet e tjera. Më tha pasi të bëja dokumentet. Nga 25 shtatori deri sa u nisa e kam telefonuar me dhjetëra herë dhe gjithmonë mirë, mirë. Dokumenet do i merrja me vete, do i paraqisja te zyra e punës” thotë ai, i cili nuk dëshironte që të identifikohej para kamerës. Më tej shton se është nisur javën e parë të muajit tetor 2017. “Nga Tirana, shkova në Tetovë dhe me autobus arrita në Malmo. Fjeta në stacion treni. Në Malmo mora një numër telefoni suedez dhe e mora këtë personin. Më tha që kur të vish në Stokholm me merr në telefon kur të zbresësh nga Treqni. Shkoj nga ora 13.00 në Stokholm dhe e marr dhe më thonë prit se erdha. Në stacion prita dhe aty fjeta. Atë ditë kam qëndruar në stacion treni. Dhe fjeta jashtë. Ditën tjetër takoj disa shqiptarë, u tregoj historinë dhe më nxjerrin një numër telefoni nëse ishte ky numër. Më thonë po. Ai kishte një emër Nikolin, po mesa duket si kishte të vërteta. Ai origjinën thoshte nga Lezha” shton i mashtruari. Më tej pohon se preu biletën për t’u kthyer në Shqipëri. “Kam qëndruar 4 ditë në Suedi, në Malmo dhe Stockholm. Ditën e parë kam kërkuar ku e ke komaninë, më thoshtë prit se do të vij. Se kuptoj pse e bënte. Disa persona të tjerë u ka marrë lekë. Mua s’më ka marrë lekë. Të gjithë i ka lënë në mes të rrugës. Planet e mia ishin që, pasi të stabilizohesha vetë, do merrja edhe familjen time” përfundon 30-vjeçari. Më pas ai provon t’i bjerë telefonit të Nikolinit, por rezulton i fikur. Në fund, gazetarët tentojnë që të kontaktojnë me “biznesmenin”, por sërish telefoni del i fikur. /Top Channel/

 

Etiketa: 800 eurodenoncimimashtrimisuedi


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët
Kronikë

Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

4 Qershor, 2025 11:11 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
Para
Pas largimit nga “I Infiltruari”, reagon për herë të parë Melek

Pas largimit nga “I Infiltruari”, reagon për herë të parë Melek

8 ushqimet që Mbretëresha Elisabet nuk i do në tavolinë

8 ushqimet që Mbretëresha Elisabet nuk i do në tavolinë

Austri, fëmija i parë i 2018-ës një myslimane, shpërthejnë komentet raciste

Austri, fëmija i parë i 2018-ës një myslimane, shpërthejnë komentet raciste
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com