Gjykata e Manhatanit ka dënuar një 26-vjeçar pasi detyroi ish- gruan të ecte e zhveshur rrugëve të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në Janar të 2016, kur Jasson Melo hyri në apartamentin ku jetonte ish gruaja së bashku me vajzën e tyre dy muajshe.
26-vjeçari i cili ishte nën ndikimin e alkoolit e detyroi ish-gruan që të dilte në rrugë e zhveshur. Në fillim ajo ishte me një peshqir, sikurse duket edhe në video, më pas ai e kërcënoi se do e vriste dhe ja hoqi peshqirin duke e lënë të ectë rrugëve e zhveshur.
Më pas ai e postoi videon në Instagram, por pa menduar për pasojat që do të kishte.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=uVnD4u4no1M