Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veprimi i parë që duhet të bëni nëse pësoni atak kardiak

2018/01/04 at 8:40 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 2 min
A A
Veprimi i parë që duhet të bëni nëse pësoni atak kardiak

Është e rëndësishme të njohësh simptomat e një infarkti, në mënyrë që më vonë të reagosh menjëherë, nëse ndihesh keq. Simptomat përfshijnë:
– ndjesi dhimbjeje në kraharor që përhapet drejt qafës, nofullës së poshtme, shpatullës së majtë, krahut të majtë dhe dorës. Dhimbja zgjat të paktën 20 minuta.
– djersitje ekstreme
– ndjesi përzjerjeje dhe të vjellash
– vështirësi në frymëmarrje
– ndjesi rëndese në kraharor
Çfarë duhet të bësh nëse ke simptoma të tilla?
Gjëja e parë që duhet të bësh, nëse vë re tek vetja simptomat e mësipërme, është të telefonosh ambulancën. Nëse ke një aspirinë, atëherë duhet ta pish menjëherë, pasi aspirina është bar antiagregant dhe nuk lejon që të shtohet agregimi trombocitar në një pllakë aterosklerotike, që është dhe shkaku më i shpeshtë i ishemisë dhe infarktit. Nëse konsumon një kokërr aspirinë brenda 30 minutash, atëherë ajo do të jetë e efektshme. Nëse konsumohet brenda kësaj kohe, ajo do të vonojë formimin e koagulit të gjakut dhe do të vonojë kështu shfaqjen e infarktit deri në marrjen e masave ambulatore. Shtypeni aspirinën në mënyrë që kur ta pini, ajo të kalojë më lehtësisht nga stomaku, ose zorra e hollë, drejt e në gjak.
Ruani qetësinë. Sado i frikshëm mund të duket një infarkt, të vraposh, apo të ndjesh panik, mund ta përkeqësojë këtë situatë klinike. Qetësohuni për ta mbajtur sa më konstante dhe të qetë frekuencën e zemrës. Për ta bërë këtë gjë, mjafton të mendoni për diçka të bukur të ditëve të fundit, si dhe për faktin që ambulanca po vjen drejt jush me ndihmën e duhur që asgjë e rëndë të mos ju ndodhë.
Bëj frymëshkëmbim të thellë dhe të rregullt. Edhë nëse instinkti të thotë të bësh frymëshkëmbim të shpejtë, kur vëren një atak të zemrës , mënyra më e mirë për të mbajtur një furnizim normal të gjakut me oksigjen, është duke bërë frymëshkëmbim të qetë, të rregullt dhe të thellë. Mund të dilni në një dritare të hapur, në një derë të hapur, ose të afroheni pranë ajrit të kondicionerit. Mundohuni të merrni frymë sa më thellë, në mënyrë që të siguroni një oksigjenim sa më të mirë të zemrës.
Mos përdorni nitroglicerinën, e cila thuhet se mund të përdoret për anginën (dhimbjen e gjoksit). Në rastet e infarkteve, ajo nuk ka vlerë. Ajo mund të japë komplikacione akoma dhe më të mëdha, nëse nuk rekomandohet fillimisht nga një mjek kardiolog.
Gjithashtu, në momentet kur ndjeni simptomat e mësipërme, mundohuni të evitoni ushqimet dhe pijet. Mos mendoni që duke konsumuar ujë, ju ndihmoni që aspirina të përthihet më shpejt në gjak. Në fakt, kjo është paksa e vërtetë, por marrja e ujit rrit volumin e plazmës dhe gjakut dhe në kushtet kur zemra nuk ka oksigjenim të mjaftueshëm për të siguruar tkurrje normale, ajo nuk mund ta ktyejë funksionin pompë në mënyrën e duhur me një ngarkesë volumore më të lartë. Ndaj, përpiquni t’i eliminoni lëngjet dhe ushqimet gjatë kohës kur ndjeni simptomat e mësipërme. / Bota.al




Ju sugjerojmë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Video/ Stuhia e fuqishme i merr jetën 4 personave në SHBA

Video/ Stuhia e fuqishme i merr jetën 4 personave në SHBA

Shndërrohet në mënyrë drastike ‘vajza ujk’, ja si duket ajo tani

Shndërrohet në mënyrë drastike 'vajza ujk', ja si duket ajo tani

OFF Records në Opinion/ Çfarë i kërkon Rama –Fevziut përpara se të nisi emisioni?

OFF Records në Opinion/ Çfarë i kërkon Rama –Fevziut përpara se të nisi emisioni?
















TE FUNDIT

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
23 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Shtator, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Shtator, 2025

DASHI Kjo është një javë energjie dhe vrulli: më në fund ndjeni sikur gjërat po marrin drejtimin që dëshironi. Në...

Lexo më shumë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com