- Luani dhe Peshorja
Natyra agresive e luanit do të zbutet nga një karakter i qetë dhe i balancuar i peshores. Të dy do të gjejnë ekuilibër dhe mirëkuptim dhe do të bëjnë një çift të përsosur.
Peshorja dhe Binjakët
Ashtu si Peshorja, Binjakët kanë një natyrë të qetë dhe paqësore së bashku me aftësitë e mëdha të komunikimit. Të dy do të stimulojnë intelektualisht njëri-tjetrin dhe në një mënyrë paqësore dhe harmonike gjithmonë do ti përfundojnë zënkat.
- Dashi dhe Ujori
Këto dy shenja kanë shumë energji dhe marrëdhënia e tyre është njëkohësisht emocionuese, por edhe stresuese. Së bashku ata janë në gjendje të arrijnë qëllimet për shkak të vendosmërisë që dashi ka dhe vizionin e ujorit për gjëra të ndryshme. Krijimtaria e tyre gjithmonë do t’i bëjë ata të kërkojnë për aventura të reja.
- Gaforrja dhe Dashi
Këto janë një shembull që të kundërtit tërheqin sepse gaforrja është emocional dhe i ndjeshëm ndërsa dashi është i guximshëm dhe karizmatik. Të dy do të ndihmojnë njëri-tjetrin të kapërcejnë dobësinë e tyre dhe do të përmirësojnë personalitetet respektive.
- Peshqit dhe Dashi
Peshqit nuk mendojnë shumë për pasojat dhe janë impulsivë. Dashi gjithmonë e di atë që dëshiron dhe do të bëjë gjithçka për ta arritur. Edhe pse marrëdhënia e tyre do të jetë gjithnjë emocionuese dhe super romantike, spontaniteti mund ti sjellë probleme.
- Peshqit dhe gaforrja
Të dyja këto shenja janë emocionale dhe të ndjeshme prandaj marrëdhënia e tyre me siguri do të jetë shumë e gjatë. Kjo për shkak të natyrës së kujdesshme të gaforres dhe spontanitetit të peshqve.
- Shigjetari dhe Luani
Të dyja janë shenjat e zjarrit. Në lidhjen e tyre me siguri nuk mungojnë momentet “e çmendura”. Marrëdhënia e tyre do të jetë energjike dhe gjithmonë do të kërkojnë aventura të reja.
- Bricjapi dhe Demi
Personalitetet e tyre do t’i sjellin stabilitet në marrëdhënie, por gjithashtu nuk do të dinë si të relaksohen. Po, jeta është serioze, por duhet të marrësh një pushim dhe të relaksohesh pak.
- Ujori dhe Binjakët
Ata gjithmonë gëzojnë një diskutim të mirë dhe do të ruajnë ekuilibrin e fortë romantik. Dinë se kur duhet të tërhiqen dhe t’i japin partnerit kohë.
- Luani dhe Akrepi
Për shkak se luani gjithmonë dëshiron që dikush t’i japë admirim dhe komplimente, Akrepi është gjithmonë i mirë me fjalët e tij. Të dy bashkë janë një kombinim perfekt, edhe pse ndonjëherë mund të jenë shumë posesivë.