Duket e pabesueshme, por frigoriferi është vendi më I përshtatur për të ruajtur parfumet. Drita dhe ngrohtësia arrijnë të shpërbëjnë elementet përmbërës të tij duke cuar në prishjen e parfumit, që shoqërohet me ndryshim të ngjyrës dhe aromës. Është kjo arsyeja për të cilën parfumet duhen ruajtur në vende të freskëta dhe të errëta.
Por ka dhe dicka tjetër që duhet patur parasysh. Parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave dhe ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë.