Prej kohësh aplikacionet më të përdorura marrin tipare nga njëra tjetra dhe i përfshijnë në platformën e tyre. Deri tani Snapchat e kishte ruajtur autenticitetin, por mesa duket erdhi koha që të “huazonte” një veçori.
Duke nisur nga e mërkura Snapchat filloi të shfaqte momentet më të mira të 2017 të përsonalizuar për secilin përdorues, – një veçori kjo që Facebook e bën prej vitesh. Snapchat po merr foto dhe video të ruajtura te “Memories”, një tipar i prezantuar në korrikun e vitit 2016. Ja si mund ta shihni kolazhin tuaj:
Shkoni te “Memories”, e cila ndodhet në fund të faqes kryesore. Kolazhi do të shfaqet në krye të faqes, përpara fotove dhe videove të tjera.
Nëse nuk e shihni ende, mos u mërzisni, do të keni mundësi shumë shpejt. Por ndryshe nga Facebook, Snapchat nuk ju lejon ta editoni videon.