Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i trishtë i babait: “Djali më vdiq në burgun francez, lajmin ma dhanë shqiptarët në facebook”. Histori e ngjashme me Florenc Beqirin

2017/12/29 at 4:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i trishtë i babait: “Djali më vdiq në burgun francez, lajmin ma dhanë shqiptarët në facebook”. Histori e ngjashme me Florenc Beqirin

Florenc Beqiraj nuk është i vetmi shqiptar që ka humbur jetën në rrethana të mistershme në burgjet franceze. Sot 23 vjeçari u përcoll në banesën e fundit në qytetin e tij, Shkodër. Të shumtë janë qytetarët që kanë shkuar në varrim, pa patur rrethana miqësore, por veç prej dhimbjes që shkaktoi vdekja e një të pafajshmi që kishte shkuar për azil në Francë, por u kthye në arkivol.


Mes qytetarëve të shumtë që janë përlotur sot për Florencin është dhe Man Sinani nga Lezha. “Mu kujtua djali im Klaudiani…vdiq si Florenci në Maj të këtij viti dhe sot e kësaj dite nuk di se çfarë ma gjeti djalin”, thotë ai në një rrëfim të gjatë për Opinion.al, që ka për synim të sensibilizojë shtetin shqiptar dhe kryesisht ambasadën tonë në Francë.

Man Sinani, jeton në lagjen “Skenderbej” në Lezhë në një banesë të vjetër perdhese. Janë 8 frymë që mezi sigurojnë bukën e gojës. Por ky nuk është halli më i madh për këtë familje. Gjashtë muaj më parë morën një mesazh shokues në facebook: “Djali juaj ka vdekur!”, u shkruante një shqiptar i burgosur në Lion të Francës. Nga këtu nis drama e familjes Sinani.

Rrëfimi i plotë i babait që kërkon drejtësi për djalin që vdiq në rrethana të mistershme në burgun e Lionit në Francë:

“Më 18 Maj 2017 djalit të madh që kam të shtëpi i erdhi një mesazh në facebook nga një shqiptar (nga Kukësi) që vuante dënimin në Francë. Ai shkruante se “Klaudiani ka vdekur”. Gruas sime i ra të fikët. Mua nuk mu besua. U lidha me nipin në Gjermani se ai kishte disa shokë në Francë dhe ai më tha: “Po Klaudiani ka vdekur në burg”. Më ra si bombë. Si më ka vdekur djali 28 vjeç. Ai s’ka qenë kurrë sëmurë…kush ma mbyti djalin…” (zëri i dridhet)

Herët e fundit që Klaudian Sinani kishte qenë në shtëpinë e tij në Lezhë, ishte Shkurti i 2017. Babai thotë se kishte ardhur për të bërë pasaportën. “I jemi lutur të mos të shkojë më…por iku. Ai ka që në 2012 që endet rrugëve të botës për një të ardhme më të mirë. Dhe heret e fundit u nis me qëllimin për të përfituar azil në Francë. Familja kishte pak dite që kishte mësuar se ishte në burg derisa mori lajmin e kobshëm të vdekjes.

“Më 21 Maj, jam nisur vetë nga Rinasi për në Francë. Më kanë ndihmuar disa emigrantë shqiptarë që dua ti falenderoj. Shkova në fillim në polici aty ku ishte arrestuar Klaudiani. Me këmbënguljen time më dhanë adresën e burgut. Shkova në burgun e Lionit dhe takova drejtoreshën.

Kush ma vrau djalin?- i thashë. Dua kamerat. Më tregoni çfarë ka ndodhur. Drejtoresha më tha se Klaudiani ka qenë në izolim dhe aty s’ka kamera. Më tha shkoni në morg se do bëhet autopsia për tu përcaktuar shkaqet e vdekjes. Shkova në morg. Aty autopsia ishte bërë pa lejen tonë që është shkelje ligjore.

Më 23 Maj arrita të futem në morg e të shoh djalin. Kishte dy shenja pas koke, por mjekët më thanë se s’ka vdekur nga goditjet por nga mbidoza e ilaçeve.

Çfarë ilaçesh- u thashë, unë se kam patur të sëmurë djalin. Nuk të japim asnjë shpjegim tjetër më thanë, prit kur të dalë ekspertiza. Me shumë vuajtje kam arritur ta sjell trupin në Shqipëri dhe për të bërë ceremoninë. Kam marrë 15 mijë euro borxh për ta sjellë djalin të vdekur në shtëpi. Atëkohë kam telefonuar edhe konsullin tonë (emri s’më kujtohet). Më tha do të ndihmoj për lejen e kalimit, por për shpenzimet s’kam çfarë të bëj…

Pas të 40-ve kam shkuar sërish në Francë bashkë me gruan. Kishim sendet e djalit për të marrë. Rrobat e tij, pasaportën. Por mbi të gjitha donim të dinim se si na iku djali ashtu…(zëri i dridhet).
Mora një avokate. Bisedova prapë në telefon me konsullin, por askush nuk po na ndihmonte të mësonim të vertene se si na iku fëmija ashtu…28 vjeç.

Kam pritur disa muaj derisa në nëntor më ka ardhur përgjigja nga avokatja. Ajo tha se kam marrë ekspertizën e mjekësisë ligjore. Letren që më ka çuar avokatja do tua jap edhe ju ta publikoni. Aty thuhet se Kladio ka vdekur nga mbizoda e ilaçeve. Pra mjeku i ka shtuar dozën e ilaçeve. Pse e kanë bërë këtë gjë. Unë jam shtetas shqiptar, por shteti jonë s’merr përsipër asgjë për ti shkuar deri në fund kësaj gjëje. Unë kam paguar avokaten vetem për të siguruar këtë letër. Po më tej kush e ndjek gjyqin e djalit tim? Ne jemi të varfër. Unë kam nxjerr shtëpinë në shitje për të larë borxhet që mora për ta varros djalin. Sot e kësaj dite nuk e di: Pse ma arrestuan? Kush e helmoi? Kush e mbyti Klaudin?”

Man Sinani kërkon drejtësi për të birin. Ai kërkon që ambasada shqiptare në France ta ndjekë këtë çështje. Ai kërkon sensibilizim, pasi të rinjtë shqiptarë po vdesin burgjeve të huaja dhe askush nuk dënohet. Man Sinani thotë se ishte rasti i Florencit që i kujtoi se edhe ai duhet të ngrejë zërin. I pyetur se pse nuk e kishte denoncuar më herët rastin e tij, u shpreh: “Kam qenë në hallin tim, në mërzinë time, nuk ma ka marrë mendja se duke e thënë në media do të fitoja gjë. Por tani që komunikova me ju ndjehem i çliruar, pasi mendoj se si im bir, dhe si Florenci ka  shumë shqiptarë që vuajnë burgjeve dhe s’dua të kenë të njëjtin fat…”

Bashkëngjitur është letra që avokatja i ka dërguar familjes Sinani, ku thuhet se bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, Klaudian Sinani trajtohej me Metadon dhe Valium. 4 ditë para se të ndërronte jetë i ishte shtuar doza e ketyre medikamenteve. Pra si shkak i vdekjes eshte mbidoza e ilaçeve.

Siç dimë metadoni u jepet pacienteve qe kane varesi nga drogerat e forta. Edhe Klaudiani mund te kete qene i tillë, pavaresisht se i ati thotë se nuk ka patur asnjë dijeni. Gjithsesi vdekja e tij meriton të hetohet si për çdo njeri tjeter, edhe pse i ndjeri mund te kete qene perdorues droge!

/Riviera Dedaj-Opinion.al

Etiketa: BURGUfrancehistori njerezoreKladian SinanilezheMan Sinaniopinion.alvdekje


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Para
“Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset”, reagon deputeti Gledion Rehovica

"Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset", reagon deputeti Gledion Rehovica

Mesazhi i çuditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë: Na ndihmoni për të përmbyturit

Mesazhi i çuditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë: Na ndihmoni për të përmbyturit

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në qendër të Laçit

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në qendër të Laçit
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com