Në konferencën e tij me mediat, Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me disa nga çështjet e rëndësishme në vend. Kali i betejës, reforma në drejtësi ka qenë gjithashtu një argumentat e rëndësishëmtë prekur në këtë takim.
Ndër të tjera, duke lënë të kuptojë se kjo reformë nuk do të prekë as socialistët, Rama është shprehur se pyll pa derra nuk ka, por sipas tij: “Çdo derr duhet të përgjigjet në rastin kur është i fshehur në kostumin e politikanit dhe duhet të japë llogari para drejtësisë, nëse nën atë kostum ka abuzuar me votën e publikut në çdo zyrë ku ka hyrë”.
Por Kryeministri është përpjekur të largojë çdo përgjegjësi nga vetja, për kontigjentët kriminalë që kanë hyrë Brenda PS, gjatë kohës që ai ishte kryetar i saj.
“Partitë nuk mbajnë përgjegjësi për faktin nëse ka apo jo derra mes tyre, por se si reagojnë kur derrat zbulohen. Ky është dallimi. Ne jemi të qartë në këtë pikë. Ne duam ta ndajmë historinë e asaj që kur je i joni je i ndershëm dhe kur je kundërshtar je i të gjitha të zezave. Këtë e përcakton drejtësia, politkanët nuk janë për të përcaktuar ndershmërinë e njëri-tjetrit, por janë për të zbatuar ato për të cilat zotohen dhe për t’u përgjigjur para ligjit për gjithçka”, është shprehur Rama.