Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me hetimin e Prokurorisë ndaj ish-ministrit dhe njeriut të tij të besuar, Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin Top Story, Rama ka folur me fjalë të shkurtra, ashtu siç ka bërë gjithmonë lidhur me këtë çështje, por ndoshta për herë të parë pranon se kjo çështje e ka vënë në pozitë të vështirë.
“Çështja e Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë. S’ka qenë ngjarje e mirëseardhur. Duhet të presim deri në fund për të parë të vërteten, nëse ai është i fajshëm apo jo”.