Të ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të mërkure janë tetë kuzhinierët më të mirë të vendit, në një emision dedikuar “pjatës së festave”. Ata kanë përgatitur specialitetet e tyre dhe do të tregojnë për publikun hap pas hapi se si janë gatuar ushqimet e përzgjedhura.
Mes të ftuarve ka qenë edhe Altin Prenga nga restoranti “Mrizi i Zanave”. Prenga ka sjellë në emision recetën e një gatimi tepër të veçantë “Shumë duar”, një specialitet tepër i shijshëm dhe që mund të jetë i pranishëm në tryezat tuaja për festat e fundvitit.
Më poshtë do të gjeni recetën e plotë të kësaj pjate.