Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet lidhja e Flor Mumajesit me moderatoren, miku i ngushtë iu nxjerr sekretin

2017/12/23 at 9:37 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Flori Mumajesi nis betejën ligjore me producentin e njohur të filmit “La La Land”

Edhe pse nuk kanë folur as njëri, as tjetri për lidhjen e tyre, duket se kantautori Flori Mumajesi dhe moderatorja e “Prive” Liberta Spahiu janë duke hedhur hapa seriozë në lidhjen e tyre. Ka qenë miku i tyre i ngushtë, moderatori Alaudin Hamiti që u ka nxjerrë sekretin e marrëdhënies së fshehtë që po përpiqen të mbajnë Flori dhe Liberta, që nga muaji prill ku mediat zbuluan se mes tyre kishte nisur një histori pasionante. Alaudini, i cili rri non stop me Libertën dhe Florin, që kur ata nisën lidhjen, ka zbuluar indirekt se lidhja e tyre jo vetëm që vazhdon, por është konsoliduar edhe më shumë. Madje për t’i bërë qejfin mikeshës së tij, Alaudini i ka dorëzuar Florit emisionin që ka më shumë për zemër dhe që e moderon prej vitesh, programin e Vitit të Ri.


“Kam kënaqësinë dhe nderin që këtë vit prezantimin e “’NIN festiv’ t’ia dorëzoj mikut tim Flori Mumajesi! ‘NIN festiv’ as never seen before…”, ishte njoftimi që moderatori më i pëlqyer në Kosovë, Alaudin Hamiti dha për ndjekësit e tij pak ditë më parë. Por jo më kot Alaudini, miku më i ngushtë i moderatores së “Prive” Liberta Spahiut, i dorëzon programin e Vitit të Ri, kantautorit që është përfolur si i dashuri i mikeshës së ngushtë. Kjo dëshmon se Flori dhe Liberta vazhdojnë lidhjen e tyre në fshehtësi në Prishtinë, një marrëdhënie për të cilën kanë preferuar ta mbajnë mister. Sipas mediave të Kosovës ka qenë pikërisht Liberta arsyeja pse Flori la Tiranën dhe nisi jetë të re në Prishtinë për të qenë më pranë saj. U fol madje se ata bashkëjetojnë, por në programin e Ardit Gjebresë “E diela Shqiptare”, ai tregoi se në fakt jetonte me djemtë e “Threedots”.

FLORI DHE LIBERTA, SI NISI HISTORIA ME MIKESHËN E ELVANA GJATËS

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit, Flori Mumajesit. Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet kanë ndryshuar komplet rrjedhë.

Moderatoren interesante të emisionit “Prive” në “Klan Kosova” e shohim pranë muzikantit më të përfolur të muajve të fundit, Mumajesit. Vitin e kaluar Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën, që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”. Në atë mbrëmje Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë. Tashmë në pak kohë, Liberta duket se ka kaluar në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që u zbulua në pranverë nga mediat e Kosovës. Duket se Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë ia ka ndryshuar jetën Florit, duke e tërhequr pas vetes, aq sa e ka bërë të lërë Tiranën.

Ndërkaq, mbetet për t’u theksuar se Flori dhe Liberta nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por as e kanë mohuar. Ndërkaq nga kërkimet në Instagram, portalet kanë gjetur një fotografi që ndoshta zyrtarizon marrëdhënien e tyre. Në foton në fjalë shfaqeshin disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë; Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe bashkë me ta ishte edhe e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është, nëse kjo foto e postuar me dëshirë nga vetë ata ishte zyrtarizimi i lidhjes kaq të përfolur, apo Flori dhe Liberta thjesht ishin për të pirë një gotë. Ndërkaq, në verë u fol se pati një krisje mes tyre, por ka pak kohë që ata duket se frekuentojnë të njëjtat vende, ndërsa nuk mungojnë pëlqimet e Florit në Instagram, në fotot ku shihet Liberta./Panorama Plus: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/flori-mumajesi-ne-marredhenie-serioze-me-liberta-spahiunmiku-i-ngushte-u-nxjerr-sekretin/

 

Etiketa: Flor Mumajesilidhjamiku i ngushtemoderatorjanxjerr sekretin


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Është ngacmuar nga shefat seksualisht në punë? Ja çfarë deklaron Jonida Shehu

Është ngacmuar nga shefat seksualisht në punë? Ja çfarë deklaron Jonida Shehu

Pas lajmit për vdekjen e 23-vjeçarit në Francë reagon Ministria e Jashtme dhe familjarët: Nuk i janë hequr aparaturat

Media franceze: Florenci s'donte azil, do kthehej në shtëpi për Vitin e Ri

Hoyt Brian Yee: Athina e Shkupi të zgjidhin çështjen e emrit brenda 2018-ës

Hoyt Brian Yee: Athina e Shkupi të zgjidhin çështjen e emrit brenda 2018-ës
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com