Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti britanik për armët e përdorura/ A ka furnizuar Shqipëria me armë ISIS?

2017/12/22 at 5:35 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti britanik për armët e përdorura/ A ka furnizuar Shqipëria me armë ISIS?

Një hetim trevjeçar në Irak dhe Siri i kryer nga “Conflict Armament Research” (CAR) e rendit edhe Shqipërinë në tabelën e vendeve prodhuese, nga të cilat janë dokumentuar sasi armësh që përdoren nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri.


Në tabelat “Sasitë e armëve të dokumentuara në Irak dhe Siri, sipas shtetit të prodhimit”, Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara, ose 0.13% të totalit, nga të cilat 21 në Irak dhe 32 në Siri.

Nga vendet e rajonit, sasia më e lartë e armëve të identifikuara është nga Serbia (1211) dhe Bosnja (704).

Shteti i parë figuron Rusia, me 25.5% të totalit, i ndjekur nga Kina, me 25.4%.

Sipas raportit, rreth 90% e armëve dhe municioneve (97% dhe 87%, përkatësisht) të shpërndara nga forcat IS janë kalibra të Paktit të Varshavës – me origjinë kryesisht në Kinë, Rusi dhe vende prodhuese të Europës Lindore. Armët e kalibrit të NATO-s dhe municioni janë shumë më pak të përhapura, duke përbërë 3% dhe 13% të totalit, respektivisht; megjithëse këto sasi janë të ulëta, forcat e IS morën sasi të konsiderueshme të armatimit të NATO-s gjatë sulmeve fillestare ndaj forcave irakiane në vitin 2014.

Conflict Armament Research është një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të armëve konvencionale, municioneve dhe materialeve ushtarake. Grupi monitoron zinxhirin e furnizimit të armëve që përdoren ilegalisht në zonat e konfliktit për të gjetur se si devijohen dërgesat e armëve.

Raporti “Armët në Shtetin Islamik”, i publikuar në dhjetor 2017 është rezultat i më shumë se tre vjet hetime në terren për zinxhirët e furnizimit të Shtetit Islamik. Dokumenti është financuar nga Bashkimi Europian dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë. Ai paraqet një analizë të më shumë se 40,000 artikujve të rikuperuar nga grupi midis 2014 dhe 2017. Këto objekte përfshijnë armë, municione dhe komponentët gjurmues dhe agjentët kimikë të përdorur për prodhimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara.

Investigimi i CAR tregon se palët u përpoqën ta fshehin prejardhjen e armëve. Këto përpjekje përfshijnë: heqjen e municioneve nga kutitë origjinale, të cilat përndryshe do të siguronin informacione për dërgesën; ripaketimin e municioneve; dhe zhdukjen e shenjave të fabrikës për armët dhe municionin. Këto aktivitete janë dëshmi e përpjekjeve të qëllimta nga palët për të fshehur përfshirjen e tyre në furnizimin e armëve në konfliktet në Irak dhe Siri.

Transferimi i paautorizuar i armëve të destinuara fillimisht për forcat opozitare siriane ka rezultuar gjithashtu një burim domethënës armësh dhe municioni për ISIS-in, veçanërisht sistemet e përparuara antitank të armëve. Kina prodhoi 43.5% të të gjitha armëve të ISIS të dokumentuara në Irak dhe Siri. Interesante është se armët ruse ende janë më shumë se armët kineze në Siri, diçka që ndoshta lidhet me furnizimet e armëve ruse për t’i forcuar forcat ndaj regjimit. Pavarësisht ngarkesave të mëdha të pajisjeve perëndimore të kapura nga forcat e ISIS, armët e SHBA-së përbënin vetëm 1.8% të të gjitha pajisjeve të dokumentuara ndërmjet 2014 dhe 2017./monitor/

 



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Vota e Shqipërisë në OKB, Thaçi: Kosova do ishte rreshtuar krah SHBA-së

Vota e Shqipërisë në OKB, Thaçi: Kosova do ishte rreshtuar krah SHBA-së

Psikologjia e ngjyrave/ Çfarë tregon për personalitetin tënd ngjyra jote e preferuar?

Psikologjia e ngjyrave/ Çfarë tregon për personalitetin tënd ngjyra jote e preferuar?

Si të zgjasni sa më shumë intimitetin tuaj në shtrat

Si të zgjasni sa më shumë intimitetin tuaj në shtrat
















TE FUNDIT

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com