Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten është shprehur se shoqëria shqiptare ka filluar të pajtohet me të keqen, ndërsa pranon një kriminel për deputet të Kuvendit.
Basha tha se përgjatë kësaj kohe që flasim, ne kemi njerëz të dënuar në Kuvendin e Shqipërisë, kemi kryetar bashkish të dënuar, si dhe kemi “Escobarët e Ballkanit”, të cilët janë me biznese dhe nuk arrestohen, por përkundrazi darkojnë me kryeministrin dhe ministrat.
Sipas tij, shoqëria jonë është në një krizë të thellë morale për një arsye të vetme, pasi që të arrijë deri në këtë pikë Edi Rama, duhet të nënshtrojë elitat.
Kryedemokrati tha se Rama ka nënshtruar elitat, mediat, shoqërinë civile dhe kapitalin.