Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i luftës dhe kufiri detar me Greqinë, Kotzias jep detaje, ministri ynë i rezervuar

2017/12/20 at 3:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ligji i luftës dhe kufiri detar me Greqinë, Kotzias jep detaje, ministri ynë i rezervuar

Ndërsa Greqia trumbeton se kanë avancuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe ministri i Jashtëm grek Kotzias thotë se “po shqyrtohet çështja e ligjit të luftës dhe marrëveshja detare”, në Shqipëri ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tregohet më hermetik. “Jam partizan i politikës së hapave të vegjël por të njëpasnjëshëm. Besoj fuqimisht që shfuqizimi i ligjit të luftës do të ofrojë efekte të mira jo vetëm politike e psikologjike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë por dhe pasoja ligjore në gëzimin e të drejtave pronësore”, u shpreh ai për TCH.


I pyetur se sa i sigurt është që një marrëveshje e re detare nuk do të ketë sërish fat rrëzimin, Bushati thekson se po punohet për një marrëveshje të drejtë mes dy palëve, dhe deri në ngritjen e grupeve të punës po diskutohen gjithë opsionet
“Jemi të vendosur për të analizuar të gjitha mundësitë dhe për të shkuar më pas drejt njëzgjidhje që do ti interesojë të dyja palëve”, tha më tej.

Nga përtej kufirit, deklaratat janë më të drejpërdrejta. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ftuar në një panel gazetarësh në një emision të televizionit publik “ERT” ka deklaruar se problemi kryesor që duhet të zgjidhet pozitivisht me Shqipërinë është ligji i gjendjes së luftës midis dy vendeve, duke parashtruar edhe dy opsione ligjore, me të cilat mund të procedohet: ose me një dekret nga ana e presidentit, ose me një dekret të miratuar nga Parlamenti grek.
“Problemi kryesor që duhet të zgjidhet pozitivisht është Ligji i Luftës. Pasojat ligjore do të rregullohen me një procedurë të veçantë. Sipas qasjes sime të parë, dekreti – sipas të cilit Greqia i shpalli luftë shqiptarëve, – ishte dekret mbretëror. Ekzistojnë dy interpretime ligjore. I pari, me të cilin jam pranë edhe unë sipas një këndvështrimi ligjor (që të hiqet ligji i luftës), dekreti mbretëror është i barazvlefshëm me një dekret presidencial. Por ka edhe një interpretim të dytë, që sipas meje nuk është edhe kaq rigoroz. Por kërkon debat kur të vije koha e tij. Ky interpretim thotë se, dekreti mbretëror ishte në një kohë kur nuk ekzistonte Parlamenti, e për këtë arsye nuk mund të kishte një dekret parlamentar, kështu që tani që ka një Parlament le ta formulojë atë. Por nuk korrespondon Parlamenti me dekretin mbretëror, korrespondon me dekretin presidencial”, tha Nikos Kotzias.

Kotzias ka deklaruar gjithashtu se, Athina mund të fillojë procesin e zgjerimit të territorit ujor të Greqisë, nga 6 deri në 12 milje detare, fillimisht nga deti Jon, duke përdorur kështu për herë të parë legjislacionin që rrjedh nga Konventa për të Drejtën e Detit.

“Kam thënë se për kufirin detar, ne do të procedojmë në përcaktimin pjesë-pjesë të zonës detare greke. Duhet të dini se, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, çdo zgjerim i zonës detare kombëtare, për shembull nga 6 në 12 milje, do të thotë edhe zgjerimi i territorit sovran të Greqisë. Sepse dallimi midis Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe kufirit detar është se, Zona Ekonomike Ekskluzive ka të bëjë me të drejtën e shfrytëzimit, por jo me sovranitetin. Dhe duhet ta dini se, zona detare kombëtare ka një rëndësi të madhe për përcaktimin e ZEE-ve me të gjitha vendet. Veçanërisht me Shqipërinë. Është e rëndësishme nëse fillon të përcaktosh ZEE-të nga 6, ose nga 12 kilometra”, shpjegoi më tej Nikos Kotzias.

Etiketa: bushatikotziasligji i luftesmarreveshja detare


Ju sugjerojmë

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit
Aktualitet

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

19 Korrik, 2025 10:56 am
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator
Aktualitet

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

19 Korrik, 2025 10:41 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Janë raportuar 20 vatra zjarri, katër ende aktive

19 Korrik, 2025 10:36 am
Falsifikonin etiketat e ushqimeve të skaduara për t’i shitur në treg, 2 në pranga..
Aktualitet

Falsifikonin etiketat e ushqimeve të skaduara për t’i shitur në treg, 2 në pranga..

19 Korrik, 2025 10:28 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Rreth 20 mijë metra katrorë ‘të çliruar’ vetëm në Tiranë

19 Korrik, 2025 10:10 am
FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
Aktualitet

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

19 Korrik, 2025 9:52 am
Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
Aktualitet

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

19 Korrik, 2025 9:24 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

19 Korrik, 2025 8:45 am
“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
Aktualitet

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

19 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:26 am
Para
Basha i drejtohet Ramës: Harroje Kryeprokurorin pa KLP dhe Vetting

Basha: Protesta vendos nëse shqiptarët do të jetojnë apo jo të lirë

Sëmundja e rrallë/ Fëmija konsumon vetëm peshk

Sëmundja e rrallë/ Fëmija konsumon vetëm peshk

E dashura e re e Majk, vajza e një drejtori të Shpend Ahmetit

Në lidhje me vajzën një zyrtari? Reagon Majku
















TE FUNDIT

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit
19 Korrik, 2025

Lëvizte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, vihet në pranga...

Lexo më shumë

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator
19 Korrik, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë...

Lexo më shumë

Situata me zjarret/ MM: Janë raportuar 20 vatra zjarri, katër ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
19 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende...

Lexo më shumë

Falsifikonin etiketat e ushqimeve të skaduara për t’i shitur në treg, 2 në pranga..

Falsifikonin etiketat e ushqimeve të skaduara për t’i shitur në treg, 2 në pranga..
19 Korrik, 2025

Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com