Femrat të cilat janë të fiksuara pas horoskopit, me shumë mundësi që në ditën e parë që kanë njohur personin e zemrës, kanë filluar kërkimet astrologjie për të. Por në këtë artikull po e lehtësojmë punën, duke ju treguar se si do jetë e ardhmja juaj me personin që keni zgjedhur.
Dashi – Keni në krahë një mashkull me ide të qarta, i cili di të vlerësojë feminilitetin. Një gjë është e sigurt, me të nuk do të mërziteni kurrë pasi është shumë energjik.
Demi – Nëse partneri juaj është Dem, atëherë jeni me një person që gjithmonë di si t’ju kënaq. Ai është besnik, i pëlqen ushqimi dhe seksi i mirë. Mund të jetë kokfortë, gjë që do ju acarojë, por është edhe i ëmbël.
Binjakët – Çdo ditë me të është ndryshe nga të tjerat. Është pak kapriçoz, por është plotë me imagjinatë dhe gjithmonë do ju stimulojë për të bërë aventura.
Gaforrja – Do ju dojë pa kërkuar asgjë në këmbim. I ëmbël dhe i kujddesshëm, ai është një burrë me zemrën e një fëmije.
Luani – Do ju bëjë të ndiheni e mbrojtur dhe e sigurt. Luanët janë meshkuj të fortë, edhe pse pak protagonistë. Janë sharmantë nga natyra dhe pak flirtues.
Virgjëresha – Do jetë gjithmonë aty për ty. Ju njeh si askush tjetër, dhe di të kuptojë mërzitjen tuaj. Do e keni mbështetje gjatë gjithë kohës. Edhe pse mund të jetë pak kritik, përsëri e bën për të mirën tuaj.
Peshorja – Ai e di si të bëjë çdo moment me ju të paharrueshëm. I qetë dhe i dashur, disa herë i humbur në mendime. Nuk i pëlqejnë konfliktet, ndaj do sigurohet që të përjetoni një lidhje plotë me harmoni.
Akrepi – Me Akrepin në krah, keni një partner në krim. Ai di si të jetë aleati juaj më i mirë, edhe pse pak agresiv. I pëlqejnë lojrat por është pjesë e sharmit të tij.
Shigjetari – Me një shigjetar në krah po jetoni një aventurë më shumë se sa një lidhje. Nuk i pëlqejnë turmat, dhe ka një tendencë të përkushtohet për femrën që ka në krah.
Bricjapi – Keni në krah një person me këmbë në tokë, idealit dhe shumë punëtor. Mund t’ju mërzisë ndonjëherë me këto prioritete por di si t;ju trajtojë.
Ujori – Keni në krahë një pikë referimi. I pëlqen të përkushtohet në betejat e tij, ndonjëherë mund të duket i distancuar por mos u shqetësoni pasi do të rikthehet përsëri pranë jush.
Peshqit – Duhet të jeni të kujdesshme me ndjeshmërinë e tyre. Edhe pse ndonjëherë mund t’ju duken pak të ekzagjeruar, dashuria e tyre është vetëm e juaja.