Të privuar nga liria, por jo nga e drejta për të pasur sado pak mundësi për t’u argëtuar. Ka qenë kjo arsyeja që Instituti i Vuajtjes së Dënimit Peqin ka organizuar një koncert festiv për të dënuarit.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë dhe dy aktorët e “Portokallisë” të cilën ka falur spektakël dhe u kanë rikthyer të qeshurat të dënuarve. Dhe në asnjë vend nuk do të kishte kuptim më mirë loja e shkëlqyer e “Kapos dhe Hekrit”.
“Këta janë shumë të kënaqur kur vijnë artistë televizivë dhe ne jua sollëm atë kënaqësi”, ka deklaruar aktori dhe prezantuesi ‘Portokalli’, Salsano Rrapi.
“Pavarësisht se unë bëj rolin e një të burgosuri në ‘Portokalli’, nuk është e njëjta ndjesi, sepse unë hyj e dal kur të dua”, ka theksuar aktori Ledio Lako.
Edhe për aktorët, performanca në një ambient të vuajtjes së dënimit, ishte një ndjesi e veçantë.
“Janë eksperienca që duhen zgjeruar sa më shumë, sepse bëjnë që edhe ne të jemi sa më afër me ta dhe njëkohësisht ata të na ndjekin edhe live, jo vetëm nëpërmjet ekranit”, ka deklaruar aktori Rezart Veleshnja.
Drejtoria e Burgjeve kishte parashikuar edhe pako me ushqime për ata të dënuar të cilët prej shumë vitesh janë braktisur nga familjarët e tyre.