Reshjet e shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë vështirësuar lëvizjet e qytetarëve në kryeqytet.
Një video e shpërndarë në rrjetin social Facebook, tregon gjendjen skandaloze të amortizimit të rrugës në Unazën e Re.
Video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili referuar qytetarit digjital, shkruan se kjo lagje nuk është Kandahar, por Tirana.
Shënimi i plotë:
“Nuk është Kandahar, por Tirana!!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital për Lal Plehun dhe shikoni videon e tij! Sb
“Përshëndetje. Kjo është Lagjia ku jetojmë në mes të Tiranës në unazën e re kur në krahun tjetër të rrugës Lali Leshi po mbyt qytetarët me taksa edhe për hapat që hedh në Tiranë”.