32-vjeçari që u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në mjetin e tij tip Mercedes në zonën e grudës është cilësuar person me precedent në fushën e narkotikëve, shkruan Tv Klan.al.
Tashmë në media ka nisur të qarkullojë edhe fotoja e tij, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare mësohet se Angjelin Shkambi ka qenë person i implikuar në fushën e narkotrafikut.
Trupi i tij u gjet në zonën e Grudës, pikërisht në rrugën që çon tek varrezat e Stom Golemit, i vrarë me armë zjarri brenda automjetit tip Mercedes. Policia ka gjetur edhe tri gëzhoja pistolete në vendngjarje, ndërsa së bashku me FNSH po punohet me gjetjen e autorëve të ngjarjes, motivet e së cilës mbeten ende të panjohura.