Noizy është një ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar. Pas videoklipeve “100kile”, “Ak47” dhe pas bashkëpunimit me Varrosin dhe Ledrin, pritet që të sjell një videoklip të ri. Ky do të jetë një videoklip i nxehtë dhe këtë e ka zbuluar vet Noizy në një video të postuar sot në “Instagram”.
Aty shfaqet një sekuencë e shkurtër e videoklipit të ri që pritet të hedhi në treg së shpejti. Në video shihen dy vajza seksi, me të brendshme duke u puthur me njëra-tjetrën, ndërsa Noizy shkruan krahas videos: “Bora…”. Duke na lënë të nënkuptojmë se me siguri ky do të jetë titulli i këngës.