Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ishte institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi që duhej të zgjidhte Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Por krijimi i KLP-së mbahej i bllokuar prej 5 muajsh pasi shoqëria civile që ka një anëtar në këtë këshill nuk e zgjidhte përfaqësuesin e saj. Kjo situatë çoi në gjetjen e një artifici, emërimin e një prokurori të përkohshëm nga qeveria.
Por “si me magji” , të hënën (18 Dhjetor) ditën kur mazhoranca voton në parlament prokurorin e ri, shoqëria civile e drejtuar nga Andi Dobrushi do të thotë fjalën përfundimtare për dosjet e kandidatëve.
Sakaq, Avokati i Popullit deklaron se gara për anëtar KLP-je do të vijojë mes Alfred Ballës, Entela Hoxhës dhe Andi Muratej.
Kështu, javën e ardhshme (pasi të jetë zgjedhur një Kryeprokuror i Përkohshëm) në Kuvend shkojnë emrat e kandidatëve të KLP-së.
Kujtojmë se opozita, si PD dhe LSI, kanë akuzuar qeverinë se e ka mbajtur qëllimisht të bllokuar krijimin e KLP-së për të zgjedhur një prokuror provizor që do ti shërbeje asaj për të mbyllur hetimet apo për të ndikuar në dosjet e bujshme, ku janë akuzuar zyrtarë apo ish-zyrtarë, siç është Saimir Tahiri. /Opinion.al
*Më poshtë kronika e Klan Plus për KLP-në