Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjollca Hoxha shet aksionet e ‘Lori Caffe’ për 1.2 milionë euro

2017/12/15 at 8:54 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjollca Hoxha shet aksionet e ‘Lori Caffe’ për 1.2 milionë euro

Valtelina, një nga përpunuesit më të mëdhenj të kafesë në vend, tregtues i markës Lori Caffe, ka ndryshuar strukturën e aksionerëve.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Familja Hoxha ka shitur 51% të aksioneve, duke e ulur zotërimin e saj në 49% dhe duke lëshuar në këtë mënyrë kontrollin e kompanisë.

Transaksioni është regjistruar më 12 dhjetor dhe blerësi i 51% të aksioneve është kompania ALB-ERK. Sipas kontratës së shitblerjes, çmimi i shitjes së 51% të aksioneve është 153 milionë lekë, ose rreth 1.2 milionë euro.

5 aksionerët e familjes Hoxha, që më parë kishin secili nga 20% të aksioneve (Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha) kanë shitur secili nga 12.75% të kuotave dhe kanë mbajtur secili nga 7.25%.

Blerësi ALB-ERK, i krijuar në vitin 2009, ka si aktivitet import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm, kryesisht kafe dhe aksionerë janë me nga 50% secili, Eduart Hoxha dhe Artan Hoxha.

Shitësit kanë ruajtur sipas kontratës të drejtën e riblerjes së aksioneve. “Kjo kontratë shitje kuotash i nënshtrohet kushtit të rishitësisht dhe shitësit kanë të drejtë të riblejnë nga blerësi kuotat e tyre respektive, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë”, thuhet në kontratën e shitblerjes.

Lori Caffe (Valtelina) është krijuar që në vitin 1995 dhe sipas faqes së saj në internet është prodhuesi më i madh i kafesë në vend. “Hapat e parë nisën me një pjekëse të thjeshtë, por pak kohë pas krijimit të saj, u vërtetuan vlerat e vërteta, çka bëri që dhe objektivi për të kapur majat në tregun shqiptar por edhe më gjerë, të kthehej në realitet”, thuhet në faqen e internetit.

Për vitin 2016, kompania realizoi të ardhura prej 526 milionë lekësh dhe fitim para taksave prej 94 milionë lekësh.

Blerësi ALB-ERK kishte të ardhura prej 323 milionë lekësh në vitin 2016, ndërsa fitimet para taksave ishin 21 milionë lekë, sipas të dhënave të deklaruara në bilancin e dorëzuar në QKB. /Monitor

Etiketa: aksionelori caffeshitjevjollca hoxha

Ju sugjerojmë

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Aktualitet

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

6 Qershor, 2025 10:33 am
La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Para
Si u veshën të ftuarit në “Opinion”? Nga avokati i Saimir Tahirit deri tek artizanët modern

Si u veshën të ftuarit në “Opinion”? Nga avokati i Saimir Tahirit deri tek artizanët modern

Fakte të reja/ Kompania e skanimit dha rryshfet tek ish-qeveria Berisha. Del emri i aksionerit shqiptar

Fakte të reja/ Kompania e skanimit dha rryshfet tek ish-qeveria Berisha. Del emri i aksionerit shqiptar

12 të vdekur e dhjetëra të plagosur nga zjarri në konvikt

Zjarri shkrumbon mobilerinë tek magazinat e Jordan Misjes

TE FUNDIT

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
6 Qershor, 2025

Një burrë është grabitur nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Po situata nuk ka përfunduar me aq për personin që...

Lexo më shumë

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
6 Qershor, 2025

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket...

Lexo më shumë

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar të dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë. Uniformat blu kanë...

Lexo më shumë

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
6 Qershor, 2025

Shiste lëndë narkotike kryesisht në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet nga policia një 46 vjeçar. Policia i sekuestroi 126...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com