Një person është plagosur të premten në mesditë në qendër të Tiranës, pas një sherri me thika.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë dy të rinj, të cilët janë përleshur me thika me njëri-tjetrin.
Burime nga policia thanë se është plagosur një 23-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Autori i dyshuar i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes.