Ditën e fejesës, Princ Herry dhe Meghan Markle na treguan vetëm që do të martoheshin në maj, pa dhënë ndonjë datë zyrtare. Tani Pallati Mbretëror, në një shkresë zyrtare ka shpallur datën e dasmës, ku mësohet se do të mbahet më 19 maj.
Ata kanë dalë jashtë traditave, duke zgjedhur ditën e shtunë ndryshe nga traditat e familjes mbretërore, ku zakonisht zgjedhin një ditë nga java. Gjithashtu zgjadhja e kësaj date është bërë edhe për ti dhënë kohë princeshës Kate të rikuperohet nga lindja e bebit numër 3.