Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis seanca/ Tahiri tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati

2017/12/15 at 9:16 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis seanca/ Tahiri tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka hyrë në Prokurorinë për Krimet e Rënda, ashtu si pritej pak para orës 09:30.


Ish-ministri Tahiri shoqërohej vetëm nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Thirrja e tij në organin e akuzës ka ardhur për t’i komunikuar atij masën shtrënguese që ka marrë ndaj tij gjykata për bllokimin e pasaportës dhe mos lejimin e tij të largohet nga Shqipëria.

Seanca do të mbahet në orën 9.30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila është edhe gjyqtarja që ka shqyrtuar masën e sigurisë.

Kërkesa për thirrjen e Tahirit është bërë në bazë të nenit 248 të kodit të procedurës penale, ku gjykata brenda pesë ditësh thërret personin ndaj të cilit është dhenë masa  për tia komunikuar.

Ndërkohë ish ministri do të shoqërohet edhe nga avokatët e tij mbrojtës, të cilët do të dorëzojnë edhe nje kërkesë për  ndryshim të  kësaj mase sigurie.

Në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me O. S dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Emisioni Opinion, të enjten publikoi përgjimin e zbardhur, ku Moisi Habilaj dëgjohet të përmendë emrin e Saimirit dhe blerjen e dy byzylykëve, një për nënën dhe një për gruan e tij me vlerë 9 mijë euro.

Ndër të tjera flitet për mënyrën se si Ministri Saimir Tahiri u kishte lënë në përdorim makinën vëllezërve Habilaj.

Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i bllokoi pasaportën Saimir Tahirit, pjesë e argumenteve janë edhe disa përgjime të reja, që janë paraqitur si provë nga Prokuroria.

Në përgjimet e realizuara nga drejtësia italiane dhe që janë në dosjen prej 1800 faqesh, janë nënvizuar rastet kur përmendet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas materialit që është bërë publik nga organi i akuzës, personat e përgjuar e kanë përmendur sërish Saimir Tahirin duke thënë se ai nuk do para, por gjerdanë dhe diamante dhe, sipas tyre, Moisi Habilaj ka shpenzuar 15 mijë euro për një gjerdan që e ka blerë për bashkëshorten e Tahirit.

Në përgjime, personat e arrestuar në Itali flasin edhe për makinën “Audi A8” dhe mënyrën sesi u ble makina e Tahirit nga Artan Habilaj, që në fakt përdorej nga Moisi Habilaj, e cila sipas të përgjuarve është dhënë me mirëbesim me aq sa ka dashur Tahiri. Prokuroria ka shkëputur një bisedë të përgjuar mes Eneo Sulajt dhe një personi të paidentifikuar.

 

 

Etiketa: dhuratatHabilajtkrimet e rendaOrest Sotatahiri


Ju sugjerojmë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Aktualitet

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

2 Shtator, 2025 9:00 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shtator, 2025 8:26 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shtator, 2025 7:59 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

1 Shtator, 2025 9:32 pm
Para
Italianët frikë nga Kanuni, shqiptarët do hakmerren për vrasjen e dyfishtë në Milano

Raporti/ 2017 viti që shënon numrin më të ulët të vrasjeve në 27 vite

Ngjarja në Shkodër, policia: 17 vjeçari i shpëtoi plumbave

Goditen shpërndarësit e Heroinës në Durrës dhe Shijak

Pavarësia e Katalonjës/ Bregu: Rasti i Kosovës do përdoret si argument nga Katalonja

Nëna tregon tmerrin: Si ma përdhunoi ‘Losha’ vajzën 13-vjeçe
















TE FUNDIT

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa...

Lexo më shumë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një zbulim të veçantë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës. Krahas fotove,...

Lexo më shumë

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
2 Shtator, 2025

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se  vazhdimi i luftës në Gaza po dëmton Izraelin....

Lexo më shumë

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
2 Shtator, 2025

Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com