Komisioni i Ligjeve ka nisur seancat degjimore me 7 kandidatet per Prokuror te Perkohshem te Pergjithshem.
Ne mbledhje jane paraqitur vetem deputetet e maxhorances, ndersa opozita, ashtu sic ka deklaruar e ka bojkotuar procesin.
E ndersa ka folur para anetareve te pranishem dy nga prokuroret kandidate, Arqile Koçiaj dhe Arta Marku.
Arta Marku: Çështjet që kam trajtuar unë kanë të bëjnë me trafikun e armëve, lëndëve plasesë dhe rrëmbim personi,. Këto cështje i kanë kaluar prokurorisë së krimeve të rënda dhe kanë përfunduar me sukses aty. Puna ime është vlerësuar edhe nga UPTAD. Në vendimmarrje nuk jam ndikuar nga asnjë ndërhyrje. Nuk i detyrohem askujt për asgjë sepse për çdo gjë ia kam dalë vetë. Nuk kam qenë asnjëherë subjekt i ndonjë hetimi.
E shikoj Prokurorinë në kaos, Prokurorët janë të demotivuar, pasi emërimet apo shkarkimet nuk kanë lidhje me meritën e tyre. Ka vështirësi në implementimin e reformës në drejtësi. Ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës në punë.
Do bëj të mundur ndryshimin e sekretit hetimor
Do përfaqësoj institucionin dhe do mbaj marrëdhënie me të gjitha institucionet.
Do garantoj një klimë të qetë në radhët e Prokurorëve për zgjedhjen e 6 anëtarëve të KLP që prokurorët mos ndikohen në zgjedhjen që do bëjnë.
Arqile Koça: Kam marrë pjesë në çështjen “Hajdari” dhe “Gërdeci”
Arqile Koça: Në këtë aspekt unë nuk mund të pretendoj që të shpalos një platform që të ketë një perspektivë afatgjatë. Prokurori i përkohshëm duhet të shikoj dhe organizojë organin e prokurorisë në funksion të zbatimit të reformës në drejtësi. Ajo që konstatoj dhe besoj se ka nevojë për përmirësim është një përmirësim i bashkëpunimit institucional me të gjithë faktorët që lidhen me drejtësinë. Ka një hapësirë e cila duhet të mbushet në marrëdhëniet institucionale.