Islanda ka zgjedhur në krye të qeverisë për herë të dytë një grua. Bëhet fjalë për Katrín Jakobsdóttir, 41-vjeçarja e cila është edhe kryetarja e Aleancës së Majtë të Gjelbër.
Nëna e 3 fëmijëve ka bërë xhiron e internetit, për shkak të pamjes së saj të jashtme. Ajo është aq e ëmbël sa duket si një vajzë e vogël e cila vetëm buzëqesh.
Fotot e saj nuk ta japin aspak përshtypjen për moshën e vërtetë, dhe aq më pak për karrierën e saj të gjatë politike. Ajo ka nisur rrugën e politikës, që prej vitit 2003.
Ajo ka qenë ministre e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Islandës gjatë viteve 2009 deri në 2013 dhe ka shërbyer gjatë së njëjtës kohë si ministre e Bashkëpunimit Nordik.
Jakobsdóttir është e martuar Gunnar Örn Sigvaldason dhe së bashku kanë 3 fëmijë.