Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen në akuza kandidatja për Dekane tek Filologjiku: Ja mesazhet që u vinin studentëve, procesi u dhunua

2017/12/12 at 4:10 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërthen në akuza kandidatja për Dekane tek Filologjiku: Ja mesazhet që u vinin studentëve, procesi u dhunua

Ajula Jubani, pedagoge dhe zv.dekane në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka shpërthyer në akuza të forta në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar në këtë institucion për zgjedhjen e Dekanit, ku fitoi kolegu i saj Sabri Laçi me një diference shumë të vogël votash.


Jubani shkruan se zgjedhjet e zhvilluara dhunuan çdo parim të demokracisë dhe të akademizmit duke theksuar se studentët u keqpërdorën.

Ajo deklaron më tej se dekani i komanduar dhe kandidat në zgjedhje nuk hezitoi të përdorte pozicionit e tij, duke zhvilluar punësime pas shpalljes së procesit zgjedhor. “Nuk u ndal të përdorte administratën për të ndikuar votën e lirë. Nuk u përmbajt të pengonte abuzimin me detyrën duke detyruar dhe kontrolluar votimin e studenteve me shpërblim me nota. Çfarë mund të bësh kur sheh studentët e tu vëzhgues të mos tërhiqen edhe kur në emër të dekanit të komanduar dhe kandidat për dekan, u vijnë mesazhe kercënuese?!”, shkruan Jubani.

Nga Prof.dr. Ajula Jubani

Nga zgjedhja në zgjedhë me një çerek vote

Vendosa të kandidoja në zgjedhjet për dekan të Fakultetit të Historisë të Filologjisë, duke vlerësuar se, veç aftësive drejtuese  e përgatitjes profesionale, kjo do të thotë, mbi të gjitha, të kesh një ndërgjegje intelektuale, si dhe vetëdijen për peshën e detyrës dhe peshën e institucionit. Ky është fakuleti i një trashëgimie të gjatë e bartës i frymës së re, qendër e mendimit të guximshëm, auditori ku janë formuar pjesa më e rëndësishme e profesoratit të disiplinave tona, qendra drejt së cilës drejtohen albanologë nga e gjithë bota për të sjellë e për të këmbyer përvojat më të mira kërkimore, vendi nga ku nuk dalin thjesht të diplomuar, por intelektualë kurajozë të një vendi ku vritet çdo ditë liria dhe shpresa.

Por zgjedhjet e zhvilluara tejkaluan çdo përfytyrim, dhunuan çdo parim të demokracisë dhe të akademizmit. Unë nuk do të dal të tund ekraneve fotot e studentëve të keqpërdorur, sepse ata kanë jetë përpara dhe do të doja që integriteti i saj të mos cënohej; nuk do të dal të tund ekraneve fotot e pedagogëve që u dhanë studentëve modelin e tjetërsuesit të lirisë së zgjedhjes, sepse nesër ata do të jenë përsëri në auditorë dhe nuk dua që imazhi i korruptuesit moral t’i shoqërojë; unë nuk do të tund fotot e pedagogëve që në vend të komunikimit zgjodhën dhunën fizike dhe morale … nuk do t’i tund këto letra dëshmish, sepse Fakulteti im do të jetë edhe kur hiri t’i ketë mbuluar karriget e pushtetit të tyre tribal dhe emrat e tyre turpi i harresës.

Megjithatë, disa të vërteta do t’i them, sepse ia kam borxh lotëve të studentëve të mi, mbështetjes së kolegëve të mi, kurajos së të gjithë atyre që me mua u ngujuan për më shumë se 30 orë në auditor nën zgjedhë. Gjithë çka ndodhi nuk ishte rastësi, por vijim i një stategjie të nisur qysh gjatë muajit të fushatës zgjedhore. Dekani i komanduar dhe kandidat në zgjedhje nuk hezitoi të përdorte pozicionit e tij, në shkelje të nenit 4, pika 7 të Rregullores së zgjedhjeve, duke zhvilluar punësime pas shpalljes së procesit zgjedhor. Nuk u ndal të përdorte administratën për të ndikuar votën e lirë. Nuk u përmbajt të pengonte abuzimin me detyrën duke detyruar dhe kontrolluar votimin e studenteve me shpërblim me nota. (Sic kanë deklaruar vetë studentët gjatë procesit të votimit, brenda qendrës së votimit dhe gjithashtu mjafton të konsultohet përqindja e pjesëmarrjes së numrit të studentëve të Departamentit të Gjeografisë, krahasuar me departamentet e tjera). Para hyrjes në qendrën e votimit, ata verfikoheshin me lista emërore, ku shënoheshin emrat e tyre.

Si mund të bësh zgjedhje universitare dhe të gjendesh përballë dhunës së kolegëve pedagogë, që dëshmojnë forcën e tyre burracake, pa menduar se para tyre kanë kolege, gra, nëna fëmijësh. Sigurisht, me të tillë njerëz që predikojnë analiza luajale ekraneve mediatike, nuk mund të mendosh përballje intelektuale, ata komunikojnë vetëm në kode tribale të një gjeografie të cunguar.

Çfarë mund të bësh kur sheh studentët e tu vëzhgues të mos tërhiqen edhe kur në emër të dekanit të komanduar dhe kandidat për dekan, u vijnë mesazhe kërcënuese?!

Si mund të veprosh kur sheh si keqpërdoret media, nëpërmjet pedagogëve të departamentit të gazetarisë, për të shpalluar një rezultat paraprak, duke i bërë presion KIZ-it, i cili ka kompetencën për ta bërë këtë.

Si duhet të veprosh kur pas gjithë presioneve të të gjitha formave e sheh se rezultati përfundimtar nuk nxjerr fitues, sepse edhe dekani i komanduar e njëkohësisht kandidati për dekan, ka arritur të marrë vetëm një çerek vote më shumë.

Sipas cilës së drejte ligjore dhe cilit moral akademik do të shpalleshin fitues në këtë garë? A do të mundeshin institucionet zgjedhore të shpallnin fitues me shumicë votash kandidatin që ka vetëm 1/4 e votës më shumë, pra në një konceptim vizual, një fletë votimi të ndarë në 4 copë, ku vetëm njëra prej copëzave është më tepër, apo duke iu referuar Fjalorit të gjuhës shqipe mbi kuptimin e votës, do të thotë se kemi vetëm 1/4 e një mendimi apo vetëm 1/4 pjesë të një vullneti të shprehur, pra nese fituesi mund të shpallet me cerek mendimi, thënë ndryshe me çerek vote, le të bëhet.

Tashmë më e keqja ka ndodhur: emri i Fakultetit tonë do të lidhet me të gjitha ato skandale të turpshme e pa asgjë të përbashkët me mendësinë universitare dhe akademike, por vetëm me tribalizmin e gardhit gjeografik dhe mediatik.

 

 

Etiketa: Ajula Jubaniakuza


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
KQZ miraton me urgjencë listat e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit

Paratë e dyshimta të fushatës/ KQZ gjobit disa parti, mes tyre PS dhe PD

Do të guxonit me një pemë rozë për këtë fundvit, është tendenca e fundit!

Do të guxonit me një pemë rozë për këtë fundvit, është tendenca e fundit!

Emri/ Një kandidat me pasaportë greke për Kryeprokuror

Edhe 1 grua në garë për postin e Kryeprokurorit. Shkon në 6 numri i kandidatëve
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com