Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një dokumenti të publikuar në Twitter fakton se krijimi i organit të ri KLP (Këshilli i Lartë të Prokurorisë) është bllokuar nga shoqëria civile. Shkresa në fjalë i është drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Avokatit të Popullit dhe është firmos nga përfaqësuesi i shoqërisë civile Andi Dobrushi.
Duke publikuar këtë dokument, Manjani i përgjigjet edhe ambasadorit amerikan, Donald Lu i cili kërkoi të zgjidhet me konsensus, Kryeprokurori i ri.
Statusi i plotë i Manjanit
Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën ska as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë institimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra!