Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I ngacmoi gruan, pronari i lokalit vret klientin. Ngjarja e rëndë në një fshat të Lushnjes

2017/12/12 at 8:56 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
I ngacmoi gruan, pronari i lokalit vret klientin. Ngjarja e rëndë në një fshat të Lushnjes

Një ngjarje e rëndë kriminale u shënua mbrëmë afer mesnatës në fshatin Goriçaj të Divjakës. 42 vjeçari Judmir Stambolliu ishte ulur bashkë me 3 shokë në lokalin e fshatit, kur u qëllua për vdekje nga pronari. Mësohet se sherri ka ndodhur pasi viktima i kishte ngacmuar gruan Petrit Toromënit. Burrë e grua punonin bashkë në lokal dhe dyshohet se klienti ka ngacmuar me fjalë gruan e pronarit, mbase edhe nën efektin e alkoolit. Kaq ka mjaftuar që të shkrehet arma drejt tij.

Pronari i lokalit, që kishte banesën në katin e dytë të objektit ka marrë çiften, tip ‘karabinë’ e ka zbrazur në drejtim të 42-vjeçarit. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e krimit, ku priste edhe autori i dyshuar. Petrit Toromëni nuk bëri asnjë rezistencë, ndërsa tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe më pas u shoqërua në polici.

Njoftimi i policisë së Lushnjes për ngjarjen

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje. Menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se: Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.


Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja. Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

/Opinion.al

*pamje nga vendi i krimit

Etiketa: divjakeJudmir Stambolliuvrasje


Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

17 Korrik, 2025 6:21 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
Kryesore

Shqipëria Bëhet letër KQZ:Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e …

17 Korrik, 2025 4:56 pm
Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
Aktualitet

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

17 Korrik, 2025 4:27 pm
Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
Aktualitet

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

17 Korrik, 2025 3:53 pm
Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
Para
Gjysma e popullësisë shqiptare përdor “Facebook”, ja si renditemi në Europë

Facebook sjell risin më të fundit

Dalin foto/ Kjo është e dashura e Dj. Sardit

Dalin foto/ Kjo është e dashura e Dj. Sardit

Përmbytjet në vend/ Qeveria premton dëmshpërblimet

Rama mburret se hoqi burokracinë nga zyrat e shtetit, qytetarët i listojnë institucionet ku qendrojnë në radhë
















TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
17 Korrik, 2025

Situata problematike me zjarret në vendin tonë vijon të jetë prezente. Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale...

Lexo më shumë

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
17 Korrik, 2025

Tetë foshnja të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave,...

Lexo më shumë

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
17 Korrik, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë së fundmi një intervistë për New York Post, ku ka zbuluar se po...

Lexo më shumë

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
17 Korrik, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com