Dashi –Sot duhet të tregoheni të kujdesshme, pasi do të përballeni me situata të vështira. Në punë kolegët do të ndryshojnë opinion për ju, lidhur më ngjarjen në të cilën do të përfshiheni.
Demi –Do të kaloni një ditë të qetë dhe me emocione të bukura. Në jetën tuaj është shfaqur një person që ju bën të qeshni dhe të argëtoheni. Shijoni çdo moment dhe mos mendoni për të nesërmen.
Binjakët –Dita duket premtuese dhe ju do të ndiheni plot energji të reja. Në pasdite duhet të bëni disa pagesa dhe kjo gjë do ulë humorin, por mos u shqetësoni gjërat do të vinë në përmirësim.
Gaforrja – Sot imagjinata juaj do të shkojë shumë larg. Në punë kolegët tuaj do të vlerësojnë të gjitha idetë e reja. Silluni natyrshëm me të gjithë, pasi ka nga ata që duan të venë në lojë njohuritë tuaj.
Luani – Jeta juaj private po përballet me një ndryshim drastik. Dhe kjo si pasojë e ndryshimit të sjelljes suaj. Kohët e fundit jeni bërë më shumë nervoz. Përpiquni që problem e tjera që mund të keni, të mos i shfryni tek partneri juaj.
Virgjëresha –Dita e sotme do jetë e mbushur me angazhime punë dhe do të përballeni me gjëra të reja që nuk i keni hasur më parë. Përpiquni të mësoni sa më shumë dhe të përfitoni.
Peshorja –Sot duhet të ndryshoni sjellje, ose në të kundërt do t’i humbisni të gjithë njerëzit me të cilët jeni të afërt. Të gjithë janë lodhur me ju dhe ka ardhur një moment ku duhet të ndërmerrni një hap të rëndësishëm.
Akrepi – Askush më shumë se ju nuk mund të mendojë për jetën tuaj. Nëse doni të keni pranë një person kjo është sjellje e gabuar.
Shigjetari –Jeta juaj private po shkon sipas parashikimeve tuaja dhe kjo ju bën të lumtur që më në fund gjërat morën rrjedhën e duhur. Shijoni kohën e kaluar me partnerin.
Bricjapi –Është dita që të veproni me intuitë dhe keni për të dalë të fituar. Mjafton të jeni të kujdesshëm në hapat që do të ndërmerrni dhe çdo “stuhi” do të kalojë.
Ujori –Sot është dita që të “shisni” të gjitha njohuritë tuaj në mënyrë më të mirë të mundshme. Ka shumë mundësi që të takoni një person shumë interesat, i cili do të bëhet shumë i afërt për ju.
Peshqit – Sot do të gjeni shpirtin binjak të cilin e prisnit prej kohësh. Do të përjetoni emocione të forta dhe shumë dashuri.