Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Klosi: Ndalojmë importin e makinave të vjetra. Nga 2018 vetëm mjete Euro 5

2017/12/11 at 9:27 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Ministri Klosi: Ndalojmë importin e makinave të vjetra. Nga 2018 vetëm mjete Euro 5

Është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina të vjetra. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, thotë në një intervistë për “Monitor” se rinovimi i strukturës së mjeteve duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 4, Euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri.


Ministri Klosi shton se brenda 6-mujorit të parë 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; dhe mjetet ekzistuese, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3.

Këto propozime ishin parashikuar që të hynin në fuqi që në 1 janar 2017, por për shkak se nuk kaloi në kohën e duhur, tashmë duhet të rishikohen datat.

Si do të nxitet përdorimi i mjeteve që nuk ndotin mjedisin?

Si fillim, doja ta vija theksin se jo vetëm makinat, por çdo nismë që shkon në përmirësim të situatës së ndotjes mjedisore, do të nxitet fort nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Prej marrjes së detyrës nisëm punën për analizën e situatës dhe gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme që shkojnë në drejtim të synimit madhor, mjedisit të shëndetshëm. Për të gjitha sipërmarrjet, bizneset, kompanitë që punojnë në Shqipëri është kërkuar dhe do të vijojë të kërkohet zbatimi i lejeve mjedisore, standardeve mjedisore. Koha kur mjedisi trajtohej si malli pa zot, pasuria e të gjithëve dhe përgjegjësia e askujt ka marrë fund.

Politikat, ndryshimet e legjislacionit dhe kontrolli do të jenë rigoroz. Ndaj dua që edhe në këtë hapësirë komunikimi me qytetarët, të bëj apelin të merren masa për respektim të standardeve mjedisore. Në këtë kuadër, edhe nxitja e përdorimit të makinave që ndotin sa më pak mjedisin si dhe rinovimi i strukturës së mjeteve në vend, do të jenë pjesë e diskutimeve në masat fiskale lehtësuese.

Rinovimi i strukturës së mjeteve duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 4, Euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri, rritjen e ndërgjegjësimit publik, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri, mosha mesatare e makinave është mbi 20 vjet, shumë më e lartë se mesatarja e Europës prej 10 vitesh. Çfarë masash do të ndërmerrni për të nxitur përdorimin e makinave të reja?

Është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre. Ka ardhur koha që të ndërhyjmë për të zgjidhur këtë problem që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit urban e për pasojë, edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Pasqyra që na ofron realiteti ynë tregon qartë nevojën për ndërmarrjen e menjëhershme të masave dhe lehtësive për futjen në treg të makinave më afatgjata.

Ndër këto vlen të theksoj rinovimin e strukturës së mjeteve që duhet të shkojë paralelisht me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 5 dhe 6, përmirësimin e cilësisë së karburantit që tregtohet në Shqipëri, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Unë do të isha shumë dakord që të flisnim drejtpërdrejt edhe për makinat elektrike, të cilat janë një tendencë e kohës dhe që kërkohen gjithmonë e më shumë dhe ka shembuj edhe në Shqipëri të përdorimit të tyre, edhe efikas, edhe të kursyer, por natyrisht me norma shumë herë më të ulëta se makinat diesel për sa i përket ndotjes së ambientit.

Duke iu kthyer realitetit tonë, më lejoni të përmend edhe anën tjetër të problemit të makinave në fund të jetës. Është pikërisht grumbullimi i tyre në të ashtuquajturat varreza makinash dhe pika skrapi, të cilat i shohim rëndom në krah të rrugëve kombëtare. Është e pafalshme që në akset kryesore kombëtare, të gëlojnë pikat e grumbullimit të skrapit dhe varrezat e makinave, të cilat për shkak të një vakumi ligjor nuk kanë asnjë kriter sesi duhet të funksionojnë konform rregullave.

Vetëm në Tiranë, duke punuar së bashku me Inspektoratin e Mjedisit dhe Bashkinë e Tiranës kemi inspektuar, paralajmëruar, gjobitur dhe mbyllur disa javë me parë mbi 180 pika të grumbullimit të skrapit, as më shumë e as më pak, por në mes të lagjeve më të banuara të Tiranës. Këto janë të gjitha biznese që dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm imazhin e kryeqytetit, por mbi të gjitha ndotja e prodhuar e vajrave apo metaleve që përpunohen aty, është sëmundje për qytetarët, është direkt ndikim në shëndetin e njerëzve.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, brenda 1 janarit të vitit të ardhshëm, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të përcaktojë udhëzimin sesi duhet një pikë grumbullimi skrapi. Kjo po bëhet në grupe pune bashkë me drejtuesit e pushtetit vendor, për të vepruar konkretisht sesi duhet të luftojmë këtë fenomen që shkakton ndotje, por edhe prish imazhin e Shqipërisë, po aq sa edhe pikat e tjera me mbetje dhe papastërti.

Cilat janë propozimet konkrete që ju keni si Ministri?

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashtron disa propozime mbi të cilat mund të bashkëpunohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mes të cilave më lejoni të përmend: rishqyrtimin dhe konsultimin e draft-propozimit “Mbi masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike”, për të mundësuar miratimin e tij; propozimin e masave rregullatore mbi tarifat efikase dhe stimuj për rinovimin e flotës së automjeteve”; aplikimin e taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkimeve të vetë automjetit; rritjen e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit; gradualisht përjashtimin nga taksat të automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro IV dhe V ose automjetet hibride / elektrike).

Ky vendim përcaktonte që “mbas datës 1 janar 2017, lejohet të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike të kategorisë M1, M2 dhe N1, N2 të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; mjetet motorike ekzistuese në qarkullim, kategoria M dhe N, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), marrin masat për arritjen e standardit Euro 3, brenda datës 1 korrik 2017”.

Cilat mund të jenë afatet e reja?

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ndërmarrë së shpejti iniciativën dhe do të koordinojë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë si dhe me Ministrinë e Financës dhe të Ekonomisë që, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, të hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe standardet e propozuara nga kjo iniciativë ligjore, me qëllim fillimin e një epoke të re. Mjedisi është shëndet, është mirëqenie, është zhvillim, është nxitje për rritjen ekonomike, është kusht parësor për zhvillimin e turizmit.

Etiketa: ligjmakina te reja


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Rama: Kryeprokurorin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë, mirëkuptimi i opozitës na duhet për çeljen e negociatave

Rama: Kryeprokurorin e zgjedhim me shumicë të thjeshtë, mirëkuptimi i opozitës na duhet për çeljen e negociatave

Sondazhet, një në katër meshkuj humbasin unazën e martesës

Sondazhet, një në katër meshkuj humbasin unazën e martesës

“I lutem shumë Lulzim Bashës”, ja çfarë kërkon Kryeministri

“I lutem shumë Lulzim Bashës”, ja çfarë kërkon Kryeministri
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com